Kandidati i ekstremit të djathtë në zgjedhjet presidenciale të Brazilit, Jair Bolsonaro, është therur me thikë, gjatë një tubimi të fushatës së tij.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Jair Bolsonaro, u sulmua mes një turme në shtetin jug-lindor të Minas Gerais.


Dhe siç thuhet më tej, i dyshuari është arrestuar.

Bolsonaro kishte një operacion për plagë në zorrët e tij dhe pritet të rimëkëmbet, thanë zyrtarët e spitalit.

Politikani i diskutueshëm, i cili ka zemëruar shumë në Brazil me komente raciste dhe homofobike, ka performuar fuqishëm në sondazhet e fundit.

Sondazhet sugjerojnë se ai do të marrë shumicën e votave në zgjedhjet presidenciale të muajit të ardhshëm. /Telegrafi/