LAJMI I FUNDIT:

“Po bën punë të shkëlqyer, janë të impresionuar me të në Gjermani” – Klopp flet për Alonson që shihet si pasardhës i tij te Liverpooli

“Po bën punë të shkëlqyer, janë të impresionuar me të në Gjermani” – Klopp flet për Alonson që shihet si pasardhës i tij te Liverpooli

Jurgen Klopp do të largohet nga Liverpool në fund të sezonit, ku në këtë klubi kishte zbarkuar në vitin 2015 dhe fitoi të gjithë trofetë e mundshëm në këtë periudhë. 

Ende nuk dihet se kush do ta zëvendësojë atë në këtë pozitë dhe shpesh ndër emra që përmendet më së shumti është Xabi Alonso.

Klopp flet me fjalë të zgjedhura për spanjollin, i cili është në bankinën e Bayer Leverkusen, po bën një punë të shkëlqyer, ku pas 21 xhirosh skuadra e tij është lider në kampionatin gjerman me pesë pikë përpara Bayern Munichut.


“Si lojtar ai ishte i klasit botëror dhe tashmë është bërë si trajner. Ai bëri një ekip të shkëlqyer, jo vetëm për sa i përket pikëve, por edhe për sa i përket mënyrës së lojës”, ka thënë Klopp, trajneri i fundit që fitoi një titull të Bundesligës me një ekip që nuk ishte Bajern Munich.

Borussia Dotmund ishte kampion në sezonin 2011/12, kur Klopp ishte i ulur në stolin e kësaj skuadre.

“Ne festuam kundër Bayernit sepse u mbrojtëm mirë dhe patëm një kundërsulm të mirë. Por Leverkusen ishte dukshëm më i mirë se ai, dhe kjo është befasuese sepse Xabi ka qenë atje vetëm për një kohë të shkurtër. Dhe në atë periudhë ai tashmë ka lënë gjurmë”.

“Ai po bën një punë të shkëlqyer. Ata janë të impresionuar në Gjermani”, ka thënë Klopp. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Superliga
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Jonathan David konfirmon se do të largohet si lojtarë i lirë dhe flet për të ardhmen e tij

Jonathan David konfirmon se do të largohet si lojtarë i lirë dhe flet për të ardhmen e tij

Ligue 1
Garë e zjarrtë për vendin e parë në La Liga, Barcelona nuk gabon

Garë e zjarrtë për vendin e parë në La Liga, Barcelona nuk gabon

La Liga
Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

La Liga
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Kalo në kategori