Kosova është shndërruar në vend ku grabitjet me armë kanë terrorizuar punonjësit dhe klientët e bankave dhe të marketeve. Para pak ditësh, gjatë përpjekjeve për të plaçkitur një bankë në Istog, një i dyshuar për grabitje dhe një polic i Kosovës humbën jetën gjatë një përplasjeje me armë.
Një ditë më pas grabitësit e maskuar grabitën një bankë në Fushë Kosovë, derisa gjatë ditëve në vijim për çdo ditë është evidentuar plaçkitje e armatosur kryesisht nëpër qendra tregtare në Prishtinë, por edhe në qytetet tjera të Kosovës.
Sipas të dhënave zyrtare të Policisë së Kosovës, gjatë 11 muajve të parë të vitit 2017 javë evidentuar 263 raste të grabitjeve.
Dy të dyshuar për grabitje u vranë gjatë vitit 2018, njëri nga Policia në Istog e njëri nga pronari i një shtëpie në Veternik të Prishtinës, në të cilën i dyshuari kishte hyrë për të grabitur. Pas një shkëmbimi me armë zjarri me të dyshuarin për grabitje në Istog në fund të vitit 2018 u vra edhe polici Izet Demaj. Vrasja e dy të dyshuarve për grabitje nuk i ka frikësuar personat tjerë, të cilët kanë vazhduar të merren me këtë vepër penale, shkruan gazeta “Zëri”.
Zyra për Informim në Policinë e Kosovës (PK) ka thënë për “Zërin” se që nga periudha janar-nëntor 2018 në Kosovë janë evidentuar 263 raste të veprës penale “Grabitje”. Ndonëse jemi në ditët e para të vitit 2019 disa biznese private e disa persona kanë qenë cak i grabitjeve edhe këto ditë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, vetëm më datën tre janar të vitit 2019 janë raportuar katër grabitje, tri në Prishtinë dhe një në Fushë Kosovë. Njëra nga grabitjet ishte edhe e armatosur. Ndërsa më 1 janar të këtij viti në fshatin Kodrali të Deçanit një vjedhje kishte mbetur në tentativë.
“Gjatë vitit 2017 në tërë territorin e vendit janë evidentuar 290 raste të veprës penale ‘Grabitje’, kurse vitin e kaluar nga 1 janari deri më 30 nëntor janë evidentuar 263 raste të tilla. Grabitja si vepër penale kryhet në rrethana të ndryshme, por rastet më serioze të grabitjeve janë ato me armë.
Po ashtu grabitësit kanë pasur caqe të ndryshme si biznese, banka, shtëpi banimi e edhe grabitjen e gjësendeve nga dora ose krahu, grabitje të telefonave ose të çantave të krahut”, ka thënë Zyra për Informim në Policinë e Kosovës.
Ajo ka bërë të ditur se gjatë vitit 2018 në Komunën e Prishtinës ka arrestuar 32 persona të dyshuar për “Grabitje”, derisa sipas saj gjashtë persona të dyshuar janë ende në arrati.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Zgjedhjet në Shqipëri, 42 mijë shtetasve nga diaspora u refuzohet aplikimi

Shala për grisjen e Kuranit në Prizren: Akt që duhet hetuar pa emocione nga organet e sigurisë

Perinski në Budapest: Partneriteti me Hungarinë do të kontribuojë në avancimin e zhvillimit komunal

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës