LAJMI I FUNDIT:

Po bëhen një vit nga hapja e librarisë më të bukur në vend: Librarisë “Dukagjini” në Prishtina Mall

Po bëhen një vit nga hapja e librarisë më të bukur në vend: Librarisë “Dukagjini” në Prishtina Mall

Në qendrën tregtare më të madhe në vend Prishtina Mall, libraria “Dukagjini” hapi pikën e saj të dytë, një vend unik që na bënë të humbasim mes librave dhe historive nga më të bukura mes rreshtave.

Me një arkitekturë moderne dhe unike, libraria “Dukagjini” në Prishtina Mall të jep ndjesinë sikur je në një bote magjike dhe jo reale.

Në këtë oaz të njohurisë, lexuesit vendas dhe ata që vijnë nga larg ndajnë një pasion të përbashkët: dashurinë për librat.

Për 365 ditë, libraria “Dukagjini” u vizitua nga shumë lexues vendorë por edhe nga një numër i madh i të huajve duke i lënë lexuesit të mahnitur me ambientin, lloj-llojshmërinë e titujve dhe trendet më të reja të leximit në botë.