Më 12 maj të vitit që vjen, Edi Rama është në opozitë, nëse nuk do të arrijë që të përdorë patronazhistët, bandat, presionin ndaj administratës si dhe bonuset e kundraligjshme për pensionistët.
Ky është këndvështrimi i Enkelejd Alibeajt i cili, i ftuar mbrëmjen e së dielës në Off the Record nga Andrea Danglli, thotë se këto ishin mekanizmat e përdorura nga kryeministri Edi Rama për të fituar zgjedhjet e 2021.
“E vetmja ngjarje me vlerë gjatë mandateve të tij, ishte Reforma në Drejtësi dhe atë e bënë ndërkombëtarët. Për veshi i morën Berishën e Ramën që të votohej me shumicë votash.”
Po ashtu, ai theksoi se forca “Djathtas 1912”, në të cilën ai bën pjesë, ka disa vija të kuqe kur vjen puna te bashkëpunimi para-zgjedhor: S’ka bashkëpunim me persona që kanë probleme në raportet me SHBA, Mbretërinë e Bashkuar. Zero bashkëpunim me njerëz me probleme me drejtësinë dhe zero bashkëpunim me njerëz që kanë kontribuar që të mbyllen listat.
“Nëse do të ndodhë e kundërta do të shohim…,” shtoi Alibeaj.
Teksa bën një reflektim për periudhën kur të djathtët ishin në pushtet, deputeti Alibeash thotë se mandati 2005-2009 ishte një nga periudhat më të mira të qeverisjes së Partisë Demokratike.
“Nga 2009 në 2013, ishte një nga qeverisjet që e çoi në tatëpjetën më të madhe PD. Nga 2013 e këtej, sistemi korruptiv është kthyer në sistem, në projekt politik. U gjymtua edhe shteti i së drejtës…”
Ndërsa, i pyetur nëse sheh gabime te Prokuroria e Posaçme, Alibeaj radhit disa nga kritikat e tij për SPAK.
“Nuk është perfekt. Do të donim që vitin e tretë t’i shihnim këto rezultate. Do të doja që të mos qëndronte aq gjatë me mungesë prokurorësh. SPAK-u është prokurori, nuk është gjykatë. Do të doja të ishte më agresiv nga ç’është dhe të punonin më shumë me iniciativë. Për shpejtësinë kam një kritikë. Drejtësinë më pas e japin e japin gjykatat.”
Megjithatë, Alibeaj shton se prokurorët e Strukturës së posaçme po kërcënohen, me urdhër të kryeministrit, me “plumba në zarfe.”
“Këta njerëz që janë futur në luftë me krimin e organizuar me “Hajrat e me Bajrat”, kjo politikë do t’i nxjerrë në mes të rrugës për t’i lënë aty për t’i ekzekutuar krimi. Apo siç bën ky tjetri që i shan me Dum Dumanë e SKAP..” (A2 Televizion)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Shqipëria me buxhet 7.1 miliardë euro por investimet mbeten prapa

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania