Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, së bashku me organizatën “Let’s Do It Kosova”, pas përfundimit të kësaj fushate kanë ndarë grantin prej 1.2 milion euro për komunat fituese të aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”, aksion ky i cili kishte zgjatur tre muaj.
Mirëpo, nga ky fond përfituan vetëm 10 komuna ku me nga u shpërblyen 150 mijë euro janë shpërblyer komunat: Ferizaj, Gjakovë, Kamenicë dhe Vushtrri ndërsa me nga 100 mijë euro, komunat: Drenas, Gjilan, Prishtinë, Obiliq, Suharekë dhe Viti.
Ndërsa komunat e tjera Junik, Han Elezit, Podujevë, Istog, Skenderaj, Malishevë, Pejë, Rahovec, Lipjan, Shtime, Deçan, Prizren e Mitrovicë u shpërblyen vetëm me shporta të mbeturinave e kontejner.
Nuk shkuan pakë orë dhe menjëherë filluan të shprehen pakënaqësitë për ndarjen e këtyre fonteve, disa u ankuan që morën vetëm kontejner e shporta të bërllogu, kurse të tjerat u ankuan se nuk i morën 150.000 euro por vetëm 100.000 euro.
E për të gjitha ankesat e Komunave, KALLXO.com ka kontaktuar ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshin i cili tha se vlerësimi ka qenë shumë profesional dhe shumë korrekt.
“Fondi i ndarë është nga Ministria e Mjedisit dhe jo nga organizata ‘Let’s do It Kosova’ por normalisht që kemi pasur sukses në task-forcë dhe e vlerësoj punën që e ka bërë ‘Let’s do It Kosova dhe komunat”, tha ai.
Sipas tij Komisioni ka zgjedhur komunat qe kanë punuar, duke shtuar se ende nuk ka pranuar ndonjë ankesë zyrtare nga ndonjë Komunë.
“Mendoj që janë zgjedhur nga Komisioni kanë punuar më së miri. Kam pranuar disa pakënaqësi nga Kryetarët të komunave. Nuk di që kanë bërë ndonjë ankesë zyrtare përveç atyre verbale, fundja menaxhimi i mbeturinave është kompetencë e Komunës dhe ky font është si mbështetje që ne ja japim si ministri”, tha Matoshi për KALLXO.com.
Lladrovci: Komuna e Drenasit ka merituar më shumë
Të parit të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovcit, grandi prej 100.000 iu dukë i pakët pasi që sipas tij komuna ka merituar 150.000 euro.
“Komuna e Drenasit, u rangua e 5-ta, dhe granti i planifikuar nuk u dha për 5 komuna por për 10, duke ulur sasinë e grantit më shumë se dyfish”, ka shkruar Lladrovci në Facebook.
Tutje Lladrovci ka thënë që pret që në të ardhmen kjo komunë do të vlerësohet sipas meritës
“Shpresoj që në të ardhmen, komuna e Drenasit, do të vlerësohet sipas meritës, përkushtimit dhe performancës së matshme nga niveli qendror, për hir edhe të obligimeve dhe detyrimeve tona të ndërsjella”, ka shkruar tutje ai.
Podujeva: E habitshme është shqetësuese mënyra sesi janë zgjedhur fituesit
Përveç Drenasit edhe Komunës së Podujevës nuk i pëlqeu “kurorëzimi” i kësaj fushate madje për këtë kjo komunë u ndje shumë e zhgënjyer.
Në një reagim ata kanë thënë që janë angazhuar maksimalisht.
“Komuna e Podujevës ka qenë e angazhuar maksimalisht në realizimin e aksionit tremujor në kuadër të projektit “Ta Pastrojmë Kosovën” e të mbështetur nga Qeveria e Kosovës. Mirëpo, Komuna e Podujevës shprehet e zhgënjyer me mënyrën se si u përzgjodhën komunat më të suksesshme në këtë aksion. Konsiderojmë se me rastin e vlerësimit dhe shpërndarje së granteve nuk është përfillur kriteri i vlerësimit të performancës”, thuhet në përgjigjen e kësaj komune.
Tutje në këtë reagim kjo komunë përmend punët që kanë bërë në kuadër të këtij aksioni, duke u shprehur e shqetësuar për vlerësimin e Ministrisë.
“Duke pasur parasysh kriteret e përcaktuara në fillim të aksionit dhe dukë u mbështetur në performacën e treguar gjatë këtij aksioni nga Komuna e Podujevës, më shumë se e habitshme është shqetësuese mënyra se si organizata Ta Pastrojmë Kosovën dhe MMPH kanë bërë përzgjedhjen e komunave përfituese dhe në cilat kritere u mbështetën për ta shpërblyer performancën e komunave të përzgjedhura si fituese”, theksohet aty.
Diamant Bytyqi: Komuna e Lipjanit ka plotësuar të gjitha kriteret
Edhe komuna e Lipjanit i është bashkangjitur ‘karvanit’ të Komunave të pakënaqura nga ndarjet e fonteve për fushatën ‘Let’s do ti Kosova’ , Diamant Bytyqi zëdhënës i kësaj Komune, ka thënë për KALLXO.com, se kjo komunë ka merituar më shumë.
“Komuna e Lipjanit ka merituar më shumë , ne kemi pasur mbi 10 aksione në kuadër të kësaj fushate në të janë përfshirë shumë qytetarë. Ne kemi shprehur pakënaqësinë tonë pse disa Komuna që kanë pasur më pak aksione kanë fituar grande”, tha ai.
Tutje ai ka përmendur disa nga punët e bëra në kuadër të kësaj fushate duke thënë që kanë plotësuar të gjitha kriteret.
“Nuk e di se çfarë kritere kanë pasur për përzgjedhje për ata që kanë fituar grande, mirëpo Komuna e Lipjani ka qenë shumë aktivë në fushatë, ku përveç realizimit të mbi 10-të aksioneve poashtu kemi larguar edhe mbi 20 deponi ilegale ku poashtu mbi 10 mijë tonë mbeturina janë larguar, dhe nuk e di se në çfarë baza janë ndarë”, tha ai .
Komuna e Junikut: Qytetarëve tanë pandershmërisht iu mohua kontributi
Komuna e Junikut, vlerësimin e bërë me rastin e ndarjes së këtyre fondeve e ka cilësuar si joserioz dhe të bërë në bazë të lidhjeve klanore.
“Përkundër pjesëmarrjes masovike të qytetarëve, bizneseve, OJQ-ve, nxënësve, personelit shëndetësor, policisë, institucioneve publike, në aksionin “Ta Pastrojmë Kosovën”, Komuna e Junikut nuk u rendit në mesin e Komunave të para, si rrjedhojë e Komisionit të Task-Forcës, “Ta Pastrojmë Kosovën” i cili i ka shkelur të gjitha standardet ligjore, profesionale e qytetare, duke u treguar tejet i njëanshëm e subjektiv, aspak serioz e i përgjegjshëm, përzgjodhi të parat ato Komuna me të cilat kishin miqësi e afërsi personale, lidhje klanore e rajonale”, thuhet në njoftimin e kësaj Komune.
Sipas tyre ata posedojnë prova për të gjitha aktivitetet të cilat nuk u vlerësuan drejtë nga ana e Komisionit
“I kemi raportet e provat të cilat dëshmojnë aktivitetet e pandërprera të Komunës së Junikut për 3 muaj rresht, fakte këto të cilat nga Komisioni nuk u vlerësuan objektivisht në bazë të kritereve të përcaktuara, duke shkelur parimet themelore të një vlerësimi të drejtë, jodiskriminues dhe të paanshëm. Në këtë aksion kanë marrë pjesë mbi 30% e popullsisë aktive të Komunës së Junikut, kontributi i të cilëve pandershmërisht u mohua dhe nuk u vlerësua drejtë”, thuhet tutje në këtë reagim.
Rahoveci shpreh keqardhje për mosfitimin e grantit
Ndonëse e pakënaqur me vlerësimin e Komisionit për Task-Forcën ‘Ta pastrojmë Kosovën’ , Komuna e Rahovecit u tregua më e butë në reagimin e saj.
Ata u përkujdesën që edhe një herë të tregojnë punët që i kanë kryer duke u zotuar se do të vazhdojnë për një Rahovec më të pastër.
“Komuna e Rahovecit e ka prioritet absolut mbrojtjen, ruajtjen dhe kultivimin e ambientit të pastër e të bukur që e kemi. Në këtë periudhë, kemi krijuar një Task-Forcë të veçantë për të trajtuar me prioritet të lartë ambientin, kemi pastruar një nga deponitë ilegale më të shëmtuara në Komunën e Rahovecit – ajo në rrugën Rahovec – Malishevë ku kemi larguar 50 tonë mbeturina dhe kemi parandaluar hedhjen e mëtutjeshme, kemi larguar edhe deponi tjera në disa lokacione, totali mbi 210 tonë mbeturina”, thuhet në Komunikatën e kësaj Komune.
Ndërsa shprehin keqardhje për mosfitimin e ndonjërit nga grantet të cilat i dhuroi ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
“Komuna e Rahovecit i ka përmbushur e në disa raste edhe tejkaluar gjashtë kriteret e performancës për grantin që nuk e kemi fituar dhe për këtë na vjen shumë keq”, thuhet tutje aty. /Kallxo/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Niveli i ujit në liqenin e Ohrit është 14 centimetra nën mesataren
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Siljanovska-Davkova: Propozimi i Kostadinovit është i pahijshëm, qëllimi nuk është i sinqertë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit
Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”
Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë
"Mos prek me dorë", tensionohet situata mes Gjestit dhe Gertit në Big Brother VIP Albania
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?