Fokus i investimeve nga KEDS kësaj radhe ka qenë edhe fshati Stanoc i Drenasit. Pas përfundimit të projektit, janë plotësuar të gjitha nevojat energjetike dhe është rritur siguria për banorët.
Banorët shihen të gëzuar teksa flasin për investimet që ka bërë KEDS-i këtu.
Bajram Lika, banor i fshatit, thotë se me gjendjen e tanishme energjetike janë tejet të lumtur. “Jo të kënaqur, po të shastisur jemi me gjendjen energjetike që kemi tani. Veç kush s’po don me pranu këtë realitet, se tash gjithçka është më së miri”, ka thënë ai.
Bajrami e ka edhe një këshillë për të gjithë konsumatorët. “Është mirë edhe me u mundu me kursyer nga pak, sidomos ne në katund që po nxehemi me dru”, ka thënë ai.
Për këtë projekt, në fshat është implementuar nga ana e KEDS-it një trafo e re me fuqi prej 160 kVA, dhe janë riparuar dy trafot ekzistuese. Gjithashtu janë vendosur edhe 82 shtylla të reja tensionit të ulët edhe 49 shtylla të tensionit të mesëm. Është investuar në rrjetin e tensionit të ulët 9,7 km dhe 3,5 km të tensionit të mesëm.
Gjatë punës janë hequr të gjitha shtyllat e vjetra dhe janë zëvendësuar me të reja dhe përçuesit e vjetër janë zëvendësuar me përçues të ri, me kabllo të izoluar, ku edhe seksioni i përçuesve është vendosur më i madh dhe që i plotëson nevojat e banorëve për një kohë relativisht më të gjatë.
Edhe për Xhavit Ramën, po ashtu banor i këtij fshati, stabilizimi i energjisë elektrike është i mirëseardhur. “Rryma është tepër e mirë tash, rreziku nuk ekziston. Kabllo të vjetra më nuk të sheh syri kurrkund. Gjithçka është mirë”, ka përfunduar Rama.
KEDS po vazhdon me investime, dhe tashmë ka rregulluar tensionin dhe infrastrukturën energjetike për shumë vendbanime anekënd Kosovës. /Telegarfi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBitcoin bie nën 100,000 dollarë pas vendosjes së tarifave të importit nga Donald Trump
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!
Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet