LAJMI I FUNDIT:

Plomp: Çështja e emrit të Maqedonisë ka ecur në drejtim pozitiv

Plomp: Çështja e emrit të Maqedonisë ka ecur në drejtim pozitiv

Ambasadori holandez në Shkup, Wouter Plomp ka deklaruar sot se BE-ja është duke i përjcellur me vëmendje bisedimet në Bruksel ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë, për çështjen e emrit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Plomp ka theksuar se në muajt e fundit ka patur nisma pozitive dhe se punët lëvizin në drejtim të tillë. I ftuar të mbaj ligjëratë në Fakultetin për siguri në Shkup, Plomp bëri të ditur se Holanda nuk ka pozicion të saj për këtë çështje.

Ai rikujtoi që Holanda është partnere e Maqedonisë në rrugën e integrimeve euro-atlantike. Në lidhje me lirinë e mediave, Plomp tha se është hasur përmirësim në lirinë e mediave në vitin 2017, sferë në të cilën Ambasada është përfshirë për të ndihmuar./Telegrafi/