LAJMI I FUNDIT:

Platforma “Qytet i sigurt”, Kasami priti në takim ministrin Toshkovski

Platforma “Qytet i sigurt”, Kasami priti në takim ministrin Toshkovski

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, sot qëndroi për vizitë pune në Tetovë me ç’rast u takua me kryetarin e Komunës, Bilall Kasami.

Siç u tha nga të dy, kjo vizitë ishte në kuadër të promovimit të sistemit “Safe City”, që do të lehtësoi qarkullimin dhe do të bëjë që qytetarët të ndihen më të sigurtë gjatë lëvizjes nëpër qytet.

Kasami tha se po punohet vazhdimisht që të lirohen disa hapësira për qarkullim dhe nuk lejohen keqparkimet apo uzurpimet. Ai shtoi se problematike janë zonat e hyrje-daljeve të qytetetit, mirëpo Tetova siç tha ai ka mjaftueshëm zona të lejuara për parkim.


Toshkovski ndër të tjera tha se kudo në vend ka mungesë të policëve, por në disa sektorë ka mbingarkesë.

“Në ato pozita ku ka punë të vështirë, punë që është në terren, rrezikon jetën që qytetarët të jetojnë të sigurt, aty na mungojnë gjithmonë punonjësit e policisë. Nga ana tjetër, pjesa komode, ku nuk ekspozohen ndaj shiut, erës, rrugës, kemi një tepricë punonjësish. Në të ardhmen po ndërmerren plane operative dhe po aktivizohen të gjithë ata të punësuar të pashfrytëzuar në MPB dhe do ta shihni do të tregojë koha dhe do të shihni ndryshim në krahasim me më parë”, tha Toshkovski. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka preferohet të hamë për iftar, e çka për syfyr? Shpjegon nutricistja Urata Rexhepi

Çka preferohet të hamë për iftar, e çka për syfyr? Shpjegon nutricistja Urata Rexhepi

Shëndetësi
Pasuria e Arben Fetait - dhjetëra prona në RMV dhe Belgjikë, kredi dhe ari

Pasuria e Arben Fetait - dhjetëra prona në RMV dhe Belgjikë, kredi dhe ari

Lajme
Shtohen policë të komuniteteve të ndryshme në veri, si ndihen ata që i shërbëjnë këtij institucioni?

Shtohen policë të komuniteteve të ndryshme në veri, si ndihen ata që i shërbëjnë këtij institucioni?

Lajme
“Hekurudha Kuq e Zi”, Balluku: Ka përfunduar studimi i fizibilitetit, i hapet rrugë realizimit të veprës infrastrukturore më të rëndësishme për kombin

“Hekurudha Kuq e Zi”, Balluku: Ka përfunduar studimi i fizibilitetit, i hapet rrugë realizimit të veprës infrastrukturore më të rëndësishme për kombin

Lajme
Po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë, KQZ thotë se procesi po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar

Po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë, KQZ thotë se procesi po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar

Lajme
Vaktia e Ramazanit 2025

Vaktia e Ramazanit 2025

Lajme
Kalo në kategori