Për publicistin Veton Surroi, problemi i tensioneve në Kosovë nuk është mungesa e draft-statuteve, por respekti i ndërsjellë i dy palëve të përfshira.
I pyetur në Top Story nga Grida Duma për për propozimin e një drafti nga kryeministri Rama për Asocacionin e komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, Surroi tha se nuk ka “arbitër” në këtë situatë.
“U përpoqa ta kuptoja çka është. Thjesht nga perspektiva e mekanikës, nëse doni t’i ofroni një dokument pajtimi dikujt do të kishte qenë e udhës në një telefonatë a një takim me Kurtin. Nuk ekziston arbitri. Nëse një dokument i tillë i jepet president Macron dhe Scholz, zyrave të tyre, atëherë pos gjërave tjera ka hyrë në mekanikën e gabuar të hapave negociator.
Problemi nuk është mungesa e një draft-statute, problemi është pranimi i konceptit themelor franko-gjerman. Respekti i ndërsjellë i dy shteteve. Në fund të fundit do e zgjidhin vet palët me ndërmjetësim”, tha Veton Surroi.
Surroi shtoi se pala kosovare e ka pranuar se zgjedhjet të cilat u pasuan me tensioneve nuk ishin legjitime, për shkak të kushteve në të cilat u mbajtën, edhe pse u konsultua më ndërkombëtarët.
Zgjidhja më e afërt sipas Surroit duhet të jetë mbajtja e menjëhershme e zgjedhjeve të lira, të sigurta dhe nën vëzhgimin e OSBE.
“Nga Kosova nuk ka pasur mohim të kundërshtimit të planko-gjerman. Të dyja shtetet nuk e përfaqësojnë njëra tjetrën dhe hapen të gjitha çështjet e adresimit të komunitet serb në Kosovë. Duhet të ketë pushtet legjitim në 4 komunat që zgjedhin njerëz në këto komuna. Këto zgjedhje nuk janë legjitime. Pala kosovare është konsultuar me ndërkombëtarët. BE ka kërkuar të shtyhet afati i regjistrimit të palëve politike, por u thye pakti nga kandidatët serb. Sot qeveria e Kosovës, Escobar Lajçak dhe Vuçiç deklarojnë se duhet të ketë zgjedhje, duhet të jen të lira, të deklarojnë pluralizmin politik dhe mos ketë intimidim. OSBE të jetë pjesë e organizmit mbikëqyrës. Për herë të parë të ketë zgjedhje të lira. Duhet të adresohet në disa pika ku thuhet që këto zgjedhje duhet të mbahen në ambient të sigurt. Mos shkojmë shkel e shko, por ta shfrytëzojmë këtë krizë për të zgjidhur çështjen siç duhet“-tha Surroi /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Analistët komentojnë “ofertën” e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Trençevska: Normaliteti i ri i OBRM-PDUKM-së është të refuzojë ligjet që ndihmojnë qytetarët

Maqedonia e Veriut “abstenoi” në votimin e rezolutës ukrainase në OKB

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri