LAJMI I FUNDIT:

Planet e Nexhmi Rudarit për Podujevën

Planet e Nexhmi Rudarit për Podujevën

Nënkryetari aktual i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, ka thënë se plan-programi i tij për kryetar të Podujevës bazohet në ndarjen e buxhetit komunal, i cili tashmë ka ndodhur.

Rudari, i cili udhëheq me Komunën e Podujevës që nga shkurti i këtij viti, tha se kërkesat e qytetareve janë adresuar në ndarjet buxhetore e ato prekin disa sfera të jetës së banorëve të Podujevës.

“Ne i kemi fituar zgjedhjet me një plan-program të caktuar, prandaj, në këtë kohë sa ka mbetur deri në zgjedhjet lokale të rregullta do të vazhdojmë me planet tona. E kemi miratuar edhe buxhetin”, tha Nexhmi Rudari, kandidat i LDK-së për të parin e Podujevës.


“Nga buxheti i miratuar, jemi fokusuar kryesisht në kërkesat e qytetarëve të cilat kanë rrjedhë nga debati publik. Ato lidhën në infrastrukturë e kanalizime. Gjithashtu, kërkesë mbetet ndriçimi publik, këtë vit kemi realizuar 50 kilometra ndriçim publik”, deklaroi ai në emisionin “Debat pernime” përballë Jeta Xharrës.

Rudari ka përmendur edhe punët që janë bërë nga qeverisja e LDK-së në Podujevë. Ndërsa, ai tha se komuna që drejton tani njihët si qyteti i dritave. Ndërsa tha se do të ndihmohet edhe bujqësia.

“Podujeva, deshtën apo nuk deshtën të tjerët, po bëhet qytet i dritave, sepse u bë virale kjo puna e dritave. Ne i kemi dhënë prioritet edhe bujqësisë, rreth 1 milion euro”, deklaroi nënkryetari aktual i Podujevës, Nexhmi Rudari.

Pjesë e prioriteteve në këtë pjesë të mandatit qeverisës, kandidati i LDK-së tha se kanë edhe arsimin.

“Në arsim ka mbetë edhe pak për të bërë, e kam fjalën për infrastrukturën fizike, shkollore, jemi në përfundim të shkollës në Metehi, një shkollë moderne. Po ashtu, kemi nis ndërtimin e shkollës në Vallovc, kanë qenë shkolla të vjetra. Jemi të fokusuar gjithashtu, në investime softuerike, në laboratorë dhe teknologji”, deklaroi ai.

Ish-kryetari i Podujevës, Agim Veliu, dha dorëheqje në shkurt të këtij viti për të marrë post qeveritar.

Ndërsa, zgjedhjet lokale për të parin e Podujevës pritet të mbahen të dielën, më 29 nëntor. Në garë për shef të ekzekutivit lokal janë, Naim Detahu nga PDK, Nexhmi Rudari nga LDK dhe Shpejtim Bulliqi nga LVV./kallxo.com

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori