Plakolli fillon grevën e urisë, para Teatrit Kombëtar (Foto)

Sokol Plakolli që nga orët e mesditës së sotme ka filluar grevën e urisë me moton “Artistët këmbëzbathur, me sy të lidhur e gojë të mbyllur”.
Greva e urisë ka filluar në ora 12:00 para Teatrit Kombëtar të Kosovës, raporton KosovaPress.
Greva do të realizohet në qiellin e hapur, poshtë shkallëve të TKK-së, dhe do të zgjas deri në përmbushjen e kërkesave të parashtruara.
Të ftuar janë të gjithë artdashësit, qytetarët dhe komuniteti artistik që ta përkrahin grevën për të cilën thotë se për qëllim “kthimin e vlerave kombëtare në Teatrin Kombëtar të shtetit tonë”.
Për të qenë përkrahës i grevës (pjesë e grevës) përkrahësit - grevistët duhet të nënshkruhen në librin e grevistëve, ku do të lënë kontaktin dhe të dhënat e tyre personale.
Nga
Telegrafi
31/12/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals























































