LAJMI I FUNDIT:

Plagosi me thikë kryebashkiakun e Divjakës dhe shoferin e tij, lihet në burg Orges Xhelili

Plagosi me thikë kryebashkiakun e Divjakës dhe shoferin e tij, lihet në burg Orges Xhelili

Orges Xhelili, autori i plagosjes së kryebashkiakut të Divjakës, Fredi Kokoneshi dhe shoferit të tij është lënë në burg këtë të martë nga Gjykata e Lushnjës.

Avokatët Ndue Reci dhe Ndue Pjetra kërkuan fillimisht një afat dy mujor hetimi për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Njëri prej avokatëve tha se policia bashkiake ka vepruar arbitrarisht dhe se kryetari i bashkisë vepronte si bajraktar.


Ata theksuan se kryetari është në hetim nga Prokuroria e Përgjithshme dhe e Lushnjës për veprime arbitrare.

Sipas tyre, klienti ka pasur biçak që nuk hyn tek veprat penale.

Sipas dëshmive të dhëna pranë avokatëve, Xhelili pretendon se kanë qenë policët bashkiakë ata që e kanë goditur më parë, gjë që për këtë ka edhe shenja dhune dhe në gjaknxehtësi e sipër Xhelili në kushtet e vetëmbrojtjes ka nxjerrë një thikë që sipas tyre nuk i kalon përmasat e armës së ndaluar dhe ka qëlluar mbi shoferin dhe kryetarin.

Më pas avokatët kërkuan një masë 30 ditore derisa të njihen plotësisht me rrethanat e ngjarjes duke iu vënë në dispozicion dhe pamjet filmike të vendit ku ndodhi debati.

Ai ishte i rrethuar nga forca të shumta policie në momentin e mbërritjes në gjykatë, ndërsa familjarët prisnin jashtë mes lotësh.

Babai i Orges Xhelilit, Abas Xhelili tha për mediat se djali është provokuar nga persona që rrinë pas kryetarit. Midis tyre gjithashtu ka pasur një debat më parë lidhur me largimin nga puna.

Më 11 nëntor Kryetari i Bashkisë Divjakë, Fredi Kokoneshi u plagos me thikë bashkë me shoferin e tij, pas një debati me një punonjësin e bashkisë Orges Xhelilin.

Ai kishte dalë për inspektim në një nga banesat pranë bashkisë së Divjakës në momentin që është konfliktuar me Xhelilin.

Teksa kryebashkiaku ishte në inspektim, Xhelili është afruar dhe e ka fyer, ndërsa më pas debati mes tyre ka degraduar në përdorimin e thikës nga ana e autorit.

Me agresorin fillimisht është përleshur shoferi Gazmend Bullari për të mbrojtur kryebashkiakun, ndërsa të dy morën plagë në trup. Të dy të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

Orges Xhelili më herët ka punuar si punonjës IT pranë bashkisë së Divjakës për një periudhë të shkurtër, ndërsa ende nuk janë bërë të qarta plotësisht arsyet e konfliktit mes tyre, raporton topchannel.al. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori