Në Shqipëri një incident i rëndë u rregjistrua mbrëmjen e së hënës në Kavajë, kur në një nga zyrat elektorale të Partisë Demokratike në Kavajë, u plagos me armë zjarri sekretari i kësaj force politike, Bledar Okshtuni 27 vjeç.
Mësohet se personi që ka qëlluar është Ndriçim Jonuzi, me të kaluar kriminale, i cili mbante dhe mbiemrin Tahiri. I dënuar më parë në Itali, ai kishte vuajtur 8 vjet burgim në Shqipëri. Sipas policisë, Jonuzi “dyshohet se si pasojë e një konflikti për motive të dobta, ka hyrë në ambientet e brendshme të një zyre elektorale të një subjekti politik dhe ka plagosur me armë zjarri pistoletë në këmbë shtetasin Okshtuni, i cili ndodhet në spitalin e Durrësit, nën kujdesin e mjekëve”.
Por për Partinë Demokratike, ngjarja ka qenë e provokuar dhe e nxitur politiisht. Kandidatja për deputete e PD, Grida Duma e cila mbulon pikërisht zonën e Kavajës, tha se Jonuzi, i shoqëruar dhe nga dy persona të tjerë me uniformë të Policisë Bashkiake, i ka kërkuar Okshtunit të largojë makinën dhe më pas ka hyrë në zyrën elektorale duke e qëlluar. Sipas zonjës Duma, agresori Jonuzi, është gjithashtu një biznesmen që ka fituar tendera nga Bashkia e Kavajës, e cila drejtohet nga socialistët.
Për motive politike foli edhe kryetari demokrat Lulëzim Basha i cili shkoi në Kavajë, menjëherë pas ngjarjes. “Sonte Kavaja është përballur me një ngjarje të rëndë, një atentat kundër PD-së, kundër Aleancës për Ndryshim, nga një kryeministër që e di se të dielën ai humb, dhe Kavaja e Shqipëria fiton. Një njeri i cili ka humbur çdo lloj kufiri njerëzor e që hesht, ndërkohë që njerëzit e tij me aktet e dhunës tregojnë se këtij rregjimi i ka ardhur fundi”, deklaroi zoti Basha duke bërë thirrje që “le t’ja japim përgjigjen këtij akti burracak, të gjithë masivisht ditën e dielë në kutinë e votimit”.
Edhe presidenti Ilir Meta u shpreh i shqetësuar duke njoftuar se do të shkonte në Kavajë në përfundim të disa angazhimeve në Elbasan.
Nga ana e tij, kandidati socialist që mbulon Kavajën Etien Xhafaj, ndërsa dënon ngjarjen shprehet i bindur se ajo nuk ka lidhje me politikën. “Ngjarje si kjo e sotmja nuk përfaqësojnë kulturën dhe qytetarinë e Kavajës. Jam i bindur se ngjarja nuk ka lidhje me politikën dhe ne që garojmë për zgjedhjet e 25 prillit duhet të jemi të parët që jo vetëm ta dënojmë aktin e sotëm, por edhe mos ta politizojmë këtë ngjarje. Zgjedhjet duhet te jenë festë dhe kështu do të jenë në Kavajë e gjithë Shqipërinë. Autoritetet duhet të veprojnë me shpejtësi dhe autorët duhet të vendosen një orë e më parë para drejtësisë”, u shpreh zoti Xhafaj në një deklaratë.
Edhe kryeministri Edi Rama e dënoi ngjarjen duke e konsideruar plagosjen e përfaqësuesit demokrat “të patolerueshme. Autori duhet çuar në pranga sa më shpejt! Politizimi i kësaj ngjarjeje është po aq i keq sa vetë ngjarja! Lulzim Basha duhet të bashkohet me mua për të mbështetur drejtësinë pa nxitur tensionin, ndërsa Ilir Meta duhet ta ndalë fushatën idioteske të tensionimit!”, shkruajti zoti Rama në Twitter./voa
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Nesër hapet tuneli i Murrizit, Rama: Dita e Verës shkon edhe në Dibër, përfundimisht lagja e gjelbër e Tiranës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

MPB vazhdon bastistjet në gjithë territorin e RMV-së: U sekuestruan armë, para dhe drogë

”Me lot në sy jam, trim i trimave”, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

Sa ka urgjencë për formimin e Qeverisë së re të Kosovës?

Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

Gjeneral Jashari: Përvoja amerikane e rëndësishme për FSK-në

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker