Plagoset një person në Vushtrri

Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmë rreth orës 21:31 në Vushtrri.
Policia ka njoftuar se viktima mashkull kosovar kishte pësuar plagë në këmbë të cilën ia kishte shkaktuar i dyshuari mashkull kosovar.
Viktima është dërguar në spitalin e Mitrovicës për tretman mjekësor, ndërsa në stacionin policor është vetë dorëzuar i dyshuari i cili kishte dorëzuar një pistoletë e tipit TT me një karikator me shtatë(7) fishekë.
Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
30/03/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































