LAJMI I FUNDIT:

Plagoset një person në Ferizaj

Plagoset një person në Ferizaj
Foto: Ilustrim

Një person është plagosur ditën e hënë në fshatin Greme të Ferizajt.

Policia njofton se rasti ka ndodhur rreth orës 23:15.

“Greme, Ferizaj / 26.08.2024 – 23:15. Viktima mashkull kosovar është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, pasi që ishte plagosur me armë zjarri nga persona të panjohur për momentin. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë”.


Rasti është duke u hetuar./Telegrafi/