Një grua është plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në komunën e Istogut.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka njoftuar se viktima është dërguar në spitalin rajonal të Pejës.


‘’Sot rreth orës 16:00, Policia është njoftuar nga emergjenca në Istog se një person është plagosur me armë zjarri, e njëjta është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, për tretman mjekësor, rasti është duke u hetuar’’, ka thënë Rugova.