LAJMI I FUNDIT:

Plagoset me armë zjarri një person në Prishtinë

Plagoset me armë zjarri një person në Prishtinë

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në Prishtinë.

Policia njofton se viktima tashmë është dërguar në QKUK.

“Rr. Shkupit, Prishtinë 14.02.2025 – 00:19. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, për shkaqe ende të panjohura ishte plagosur me armë zjarri nga personi – i dyshuari ende i panjohur. Viktima është dërguar në QKUK”, thuhet në njoftimin e policisë.


Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet./Telegrafi/