LAJMI I FUNDIT:

Plaçkiti bankën që të shkojë në burg, nuk mund ta duronte gruan më (Foto)

Plaçkiti bankën që të shkojë në burg, nuk mund ta duronte gruan më (Foto)

Lawrence Ripple nga Kansas i Shteteve të Bashkuara, pasi e ka plaçkitur bankën ka pritur që të arrestohet, sepse kishte dëshirë të burgosej dhe të mos kthehej te gruaja.

Pensionisti 70-vjeçar, e kishte kërcënuar punonjësen se është i armatosu dhe ka kërkuar t’i japë para, transmeton Telegrafi.

Pasi i ka marrë mbi tremijë dollarë, ka shkuar në një skaj të korridorit dhe nuk ka provuar të ikë.


Gjatë marrje në pyetje, ai ka rrëfyer se më shumë donte të ishte në burg, se sa të kthehej te bashkëshortja, të cilën nuk po mundet ta durojë.

Mësohet se pikërisht atë ditë, ai ishte përleshur me gruan dhe i kishte thënë se do të kryente vjedhje vetëm për tu burgosur dhe larguar nga shtëpia.

Për këtë rast, ai rrezikon deri në 20 vite burg, por nuk dihet se kur do të del para drejtësisë. /Telegrafi/