Të paktën 19 milionë lekë të reja mendohet të jetë shuma e grabitur në kasafortën e një banke të nivelit të dytë në zonën e ish-bllokut në Tiranë.
Kësaj radhe grabitësit nuk kanë preferuar të armatosen dhe të kërcënojnë punonjësit, por e kanë realizuar vjedhjen e tyre nëpërmjet murit të bankës, duke bërë realitet skenaret e filmave hollivudjanë.
Autorët e kësaj ngjarje, duke shfrytëzuar pushimet e fundjavës kanë mundur të çajnë murin e bankës pikërisht në dhomën nën tokë, ku ishte vendosur kasaforta.
Forcat e policisë të mbërritura në vendngjarje kanë konstatuar se punimet për çarjen e murit të bankës ishin kryer brenda një ambienti tjetër privat, nën tokë, që ishte pranë bankës dhe që dikur ka shërbyer si pub dhe kazino.
Mendohet se autorët kanë hyrë në ish-ambientet e kazionosë duke prerë hekurat dhe më pas kanë punuar të qetë të paktën për tre netë me radhë për hapjen e murit, hapje e cila kishte përmasat 50 me 30 cm, mëse e mjaftueshme për futjen e një njeriu.
Pas hapjes së murit, autorët, duke përdorur edhe lëndë të ndryshme kimike, kanë hapur edhe kasafortën nga ku kanë marrë të paktën 19 milionë lekë të reja.
Për momentin policia nuk ka asnjë emër të dyshuar për këtë super grabitje, e cila vjen pak më shumë se një muaj nga supergrabitja tjetër në pistën e aeroportit të Rinasit.
Edhe kamerat e sigurisë jashtë ambienteve të bankës për momentin nuk kanë treguar ansjë person të dyshuar që të jetë filmuar duke hyrë apo dalë nga ambientet e ish-kazinosë.
Përveç pronarëve të ambientit nga ku u hap muri i bankës, policia ka nisur marrjen në pyetje edhe të punonjësve të sigurisë së bankës, pasi dyshohet se alarmi i saj ka rënë edhe mbrëmjen e së premtes kur dyshohet se autorët kishin nisur punën për hapjen e murit, por që mesa duket nuk është pikasur nga punonjësit e sigurisë./TCH/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë