LAJMI I FUNDIT:

Pjesëtarët e FSK-së të suksesshëm në arenën ndërkombëtare (Video)

Pjesëtarët e FSK-së të suksesshëm në arenën ndërkombëtare (Video)

Kosova po merr pjesë në konferencën e Kartës së Adriatikut që po mbahet në Podgoricë, ku bashkë me disa shtete të rajonit, është në cilësinë e vëzhguesit.

Sidoqoftë, Forca e Sigurisë së Kosovës, viteve të fundit ka bërë përparime të dukshme, gjë që dëshmohet edhe me çmimet ndërkombëtare që kadetët e saj kanë marrë në vende të ndryshme të botës. Njohësit e çështjeve të sigurisë vlerësojnë se vetëm ligji për FSK-në mbetet problem që duhet zgjidhur.

Rilind Idrizi është nëntogeri i Forcës së Sigurisë të Kosovës, i cili ditë më parë u shpall si “Studenti më i mirë ndërkombëtar” në Kolegjin Mbretëror të Forcave Ajrore të Mbretërisë së Bashkuar. Nëntogeri Idrizi tregoi  performancë të jashtëzakonshme në fushën e studimeve ushtarake, akademike dhe praktike.


Çmime të ngjashme morën edhe shumë pjesëtarë të tjerë të FSK-së,  të cilët u dëshmuan kudo që u paraqitën, sikurse Feti Pronaj, Arlind I. Bajrami, Ismail Hoxha e të tjerë. Madje ky i fundit ishte shpallur kadeti më i mirë në një konkurrencë të madhe nga 30 shtete të botës. Shpatën e nderit, kadetit kosovar ia pat dorëzuar princi Çarls, i cili pati shumë fjalë të mira për kadetin.

E, Xhevahir Hasanaj, i cili këtë vit mori çmimin si kadeti më i mirë i huaj në fushën ushtarake, akademike dhe praktike, këtë çmim e vlerëson të një rëndësie të veçantë.

Me gjithë çmimet e pjesëtarëve të FSK-së, ky institucion mjaft i rëndësishëm i sigurisë në vend vazhdon të mbetet jashtë anëtarësimit dhe përfaqësimeve në shumë nisma rajonale, përshirë këtu edhe atë të Kartës së Adriatikut.

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, thotë se kjo gjë po ndodh për shkak të mostransformimit të FSK-së në Forca të Armatosura.

Ibishi shtoi se prezenca e zëvendëspresidentit amerikan në konferencën e Kartës së Adriatikut, flet për interesimin e SHBA-së për ta penguar ndikimin ruso-turk në Ballkan.

Kosova ka aplikuar për anëtarësim në  A-5 në vitin 2012, por për shkak të shumë rrethanave,  anëtarësimi i saj  është shtyrë. Megjithatë, Kosova ka marrë pjesë në disa prej aktiviteteve dhe ngjarjeve të kartës në cilësinë e vëzhguesit.

Lufta Prigozhin - Putin

Më shumë

Në trend Lajme

Më shumë
Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Lajme
Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Lajme
Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Lajme
Temperatura pranverore këtë javë, priten edhe reshje të lehta shiu

Temperatura pranverore këtë javë, priten edhe reshje të lehta shiu

Lajme
Kalo në kategori

Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Lajme
Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Botë
Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Botë
Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Lajme
Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Lajme
Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Botë