Aeroplani i aviokompanisë "United Airlines" që po udhëtonte nga San Francisco për në Honolulu kishte probleme gjatë fluturimit, ku një pjesë e motorit të aeroplanit u  këput dhe në përgjithësi filloi të "çmontohet", derisa pasagjerët luteshin që të aterrojnë shëndoshë e mirë.

Aeroplani UA1175 ishte planifikuar që pas 36 minutave të aterroi në Havai, kur copat e motorit të aeroplanit filluan të bien, transmeton Telegrafi.


2 98

"Dukej se ishte në gjendje të mjerueshme", ka deklaruar Erik Haddad, inxhinier në Google UX.

3 76

Ai ka shpërndarë në profilin e tij në Tëitter foto dhe video të këtij momenti rrëqethës që askush nuk do të dëshironte ta përjetonte.

4 65

Aeroplani për fat të mirë ka aterruar pa ndonjë problem në Honolulu, ndërsa ekipet e zjarrfikësve dhe të inxhinierëve kanë dalë në vendin e ngjarjes në rast se vjen deri te më e keqja.

5 55

Në një komunikatë të lëshuar për media nga aviokompania "United Airlines", thuhet se ishte kapaku i motorit që kishte rënë dhe se nuk ekzistonte ndonjë rrezik për pasagjerët dhe pjesëtarët e ekuipazhit. /Telegrafi/

https://twitter.com/erikhaddad/status/963545018890821632