Festivali që u zhvillua në Londër, ku ofrohej djathë dhe verë pa kufi në këmbim të 45 eurove, nuk është organizuar si duhet dhe i ka lënë pjesëmarrësit e uritur.
Ata janë ankuar se racionet ishin tepër të vogla dhe u shpenzuan shpejtë, teksa vera e vluar nuk ishte aq e nxehtë dhe e reduktuar në vetëm dy gota për person, transmeton Telegrafi.
“Parajsë e djathërave dhe vere”, ishte motoja e festivalit, që u konsiderua mashtrim dhe i turpshëm.
Shumë nga ata që u bënë pjesë, shfrytëzuan rrjetet sociale që të ankohen për atë që u ndodhi, pasi kishin pasur pritje se do të kënaqen shumë.
“Është djallëzore të merren para dhe të mos ofrohet ushqim”, si dhe “më kurrë nuk do t’ju besoj këtyre organizimeve”, kanë qenë dy nga komentet që u pëlqyen më së shumti. /Telegrafi/