LAJMI I FUNDIT:

Pittella: Shtyerja e votimit të rezolutës për Maqedoninë është si shkak i situatës në vend

Pittella: Shtyerja e votimit të rezolutës për Maqedoninë është si shkak i situatës në vend

Në parlamentin evropian në Strasburg me shqetësim të madh po ndiqet zhvillimi i situatës në Ballkan, përfshirë edhe në Maqedoni, këtë e konstatoi dje edhe Gianni Pittella, kryetari i Grupit të socialistëve, duke u përgjigjur në pyetjen e korrespondentit të AIM nga Strasburgu, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Fillimisht eurudeputeti italian sqaroi se shtyerja e votimit të rezolutës për Maqedoninë është me kërkesë të raportuesit, duke pasur parasysh situatën në vend.

‘Raportuesi për Maqedoninë propozoi të fillojmë me votimin e raportit në pritje të asaj sesi do të zhvillohet situata në vend. Kjo nuk është asgjë negative nga ana jonë, por dëshirojmë të kuptojmë sesi do të evuluojnë gjërat’, ka thënë Pittellathotë Pitela.


Ai me atë rast posaçërisht insistoi në perspektivën evropiane të Ballkanit, që duhet të bëhet prioritet për BE-në. /Telegrafi/