Një piton pesë metra i gjatë ka gëlltitur për së gjalli një mace, të cilën e nxorën të ngordhur nga barku i saj ekipet e specializuara.

Gjarpri gjigant kishte gëlltitur macen Bobo, pasi ishte futur në shtëpinë e pronares së saj në Pathum Thani në Tajlandë, transmeton Telegrafi.


Dhe pas disa kërkimeve kishte vërejtur macen trevjeçare në kuzhinë të cilën e kishte gëlltitur për së gjalli.

Por pronarja e saj Saowarak Charoen 59-vjeçe, ishte tmerruar kur pa pitonin me barkë të fryrë, dhe menjëherë i telefonoi policisë pasi ishte e bindur se gjarpri gjigant e kishte mbytur macen e saj tre kilogramëshe.

Nuk kaluan 10 minuta kur para derës së saj u shfaqen dy policë dhe tre persona nga zyra që merren me gjarpërinjtë, të cilët nxorën nga barku i pitonit macen e ngordhur. /Telegrafi/

2 40

3 28

4 18

5 17

6 11

7 9

8 9