Një piton gjigant 6 metra i gjatë u gjet sipër një kontejneri mbeturinash në garazhin e The Piero Apartments në qendër të Los Angeles, duke shkaktuar trazira midis banorëve.

Kur kontrolli i kafshëve dhe policia e Los Angeles nuk mundën të reagonin, u thirr Joseph Hart për të trajtuar situatën.


Hart e kapi me qetësi pitonin me duar.

"Gjarpri nuk donte të zbriste nga kontejneri. Ai ishte i frikësuar, siç mund ta imagjinoni. Kishte shumë njerëz atje”, tha Hart.

Më vonë ai ndau një video të kapjes së pitonit në rrjete sociale dhe tha se misioni i tij është "të promovojë ruajtjen e jetës së egër përmes rehabilitimit të kafshëve dhe edukimit publik. /Telegrafi/