Pikat e vaksinimit në mbarë vendin po përballen me mungesë të stafit. Nga Unioni që e udhëheq Sindikatën e Shoqatës së infermierëve, teknikëve, mamive dhe infermierëve stomatolog “Për ne” në një deklaratë për Agejncionin Informativ të Lajmeve thanë se në territorin e Qytetit të Shkupit, por edhe në vend në përgjithësi, ka mungesë të madhe të infermierëve, duke përfshirë dhe pikat e vaksinimit. Nga Ministria e Shëndetësisë, theksojnë se po punohet për sigurimin e stafit të nevojshëm në të gjitha institucionet shëndetësore.
Sipas të dhënave që disponon Sindikata që e udhëheq Sindikatën e Shoqatës së infermierëve, teknikëve, mamive dhe infermierëve stomatolog “Për ne”, në Komunën e Gazi Babës, si një nga komunat më të mëdha me numër të madh pikësh, ka mungesë të infermiereve në ambulancat parashkollore dhe shkollore, ndërsa në Komunën e Prilepit mungojnë dy, ose katër infermierë në këto ambulanca.
Gordana Beshliovska, kryetare e Sindikatës që e udhëheq Sindikatën e Shoqatës së infermierëve, teknikëve, mamive dhe infermierëve stomatolog “Për ne”, thotë për MIA-n se në këtë pikë, një nga zgjidhjet e mundshme për tejkalimin e problemit është risistemimi i duhur.
“Nga komunat ku ka numër të mjaftueshëm dhe të panevojshëm të infermierëve, të rishpërndahen në qendrat shëndetësore ku mungojnë në territorin e Qytetit të Shkupit. Për shembull, me rastin e Komunës së Prilepit, ku deri më 15 janar dolën në pension gjashtë mjekë nga ordinancat koncesionare, duke lënë pas infermierët që aktualisht janë të papunë. Me punësimin e tyre si infermierë me përvojë, deficiti mund të plotësohet menjëherë”, thekson Beshliovska.
Një nga zgjidhjet kryesore, siç shton Beshliovska, është organizimi i vazhdueshëm i konkurseve për punësim, jo vetëm në këtë fushë, por në të gjitha nivelet në sistemin shëndetësor.
“Edhe atë jo vetëm në këtë fushë, por edhe në shërbimet e patronazhit, si dhe në njësitë e shtrimit në nivelet dytësore dhe terciare të sistemit shëndetësor. Përfundimi është se parandalimi është ende më i rëndësishmi. Vetëm një gram parandalim parandalon tonelata trajtime dhe më e rëndësishmja për ne është që të bëjmë gjithçka për të mirën e shfrytëzuesve të shërbimeve, përkatësisht të pacientëve”, thekson Beshliovska.
AIM i është drejtuar edhe Ministrisë së Shëndetësisë, duke kërkuar përgjigje nëse ka mungesë të perosnelit në pikat e vaksinimit në mbarë vendin. Në përgjigjen që morëm nga atje thuhet se të gjitha pikat funksionojnë sipas nevojave të popullatës dhe vaksinimi po kryhet pa probleme.
“Ministria e Shëndetësisë po punon në vazhdimësi për sigurimin e perosnelit të nevojshëm në të gjitha institucionet shëndetësore. Trajnimi i stafit të vaksinimit është duke u zbatuar në vazhdimësi, janë fuqizuar kapacitetet infrastrukturore, për t’iu përgjigjur të gjitha sfidave dhe për të siguruar vaksinim të pandërprerë dhe efikas në të gjithë vendin”, thuhet në përgjigjen me shkrim të Ministrisë së Shëndetësisë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

Më 14 prill fillon "One Stop Shop" në mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës

“Shpresojmë që partitë opozitare do ta bëjnë qeverinë”, Qalaj: Bashkëpunimi me LVV-në nuk diskutohet

Projekt shqiptaro-zviceran, vaji i ullirit nga zona e Elbasanit bën histori

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Moti gjatë javës së ardhshme, një front i ftohtë nga veriu i kontinentit pritet të depërtojë në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

A po shuhet përfundimisht dialogu Kosovë-Serbi? - Analistët në Beograd: Kosova s’është më temë

Aksident me fatalitet në Bresje të Fushë-Kosovës, mbyllet përkohësisht rruga Prishtinë-Pejë

Bota ngritet kundër Elon Muskut, 200 protesta në ditë kundër pronarit të Teslas

Goditeni nga rryma sa herë që prekni diçka? Ekspertët zbulojnë pse ndodh kjo dhe si të parandaloni

Prindërit e Gjestit thonë dy fjalë për Egli Takon, i kërkojnë falje familjarëve të saj

Bournemouth vendos çmimin për Antoine Semenyo – kërkohet nga tre klube të mëdha angleze