Kjo pije, pos që është e shijshme, është aleat i shkëlqyeshëm i vijës trupore

Kur ju pihet diçka freskuese dhe e shijshme, por që ka edhe pak kalori, ky koktej nga shalqiri është ideal, transmeton Telegrafi.


Përbërësit:- 3 tre filxhanë shalqi të prerë të ngrirë (të pastruar nga lëvorja);- gjysmë banane;- lëng i një limoni;- 5 kube akulli,- sipas dëshirës shtoni disa fletë mente dhe mjaltë.

224211 shutterstock 667614859 ls

Përgatitja:

Përgatitja është më se e thjeshtë, të gjithë përbërësit qitni në blender dhe përzieni.

Shërbeni në gota të gjata të zbukuruara me mjaltë dhe me fletë nenexhiku.

Kënaquni!

/Telegrafi/