LAJMI I FUNDIT:

Pianistja që theu shabllonet për shqiptarët në Itali

Pianistja që theu shabllonet për shqiptarët në Itali

E ardhur nga një familje muzikantësh nga Fieri, Laura Sopiqoti ka pasur fatin që e ka filluar pianon që në moshën pesëvjeçare me një mësuese hungareze. Ajo ka qenë nxënësja e Maria Rafaelit, së cilës i dedikon edhe arritjet e saj.

Pas shumë vitesh me jetë të pasur artistike në Fier si soliste me Orkestrën Simfonike, në 1994, falë Ambasadës Italiane në Tiranë dhe bashkëshortes së ambasadorit, ou dha mundësia për të studiuar në Brindisi. Kjo përkonte edhe me bursën e studimit që ajo kishte fituar në Ohaio në SHBA, me një kasetë të thjeshtë që mësuesja e saj dhe babai kishin regjistruar dhe dërguar në Ohaio. Laura preferoi të studionte në Itali, për shkak edhe të afërsisë dhe dashamirësisë ndaj popullit italian.

Talenti i saj dhe pasioni për muzikën dhe pianon është trashëguar edhe tek vajza e saj, sot 17-vjeçare.


“Nuk kam dashur me patjetër që ajo të bëhet muzikante, por ajo vetë ka pasur dëshirë të madhe. Kujtoj që kur unë bëja mësim, shihja tek ajo dëshirë të madhe për pianon dhe kur i lija detyra të vogla ajo edhe pse shumë e vogël i përsëriste 10 herë dhe duhet t’ia kujtoje të largohej nga piano për të bërë gjëra të tjera”, thotë ajo. “Në Itali, ishin vitet e vështira ku shqiptarët iknim me tragete. Në qytetin ku jetoj nuk kishte shumë shqiptarë dhe për ata vetë fakti që unë kisha një diplomë të konservatorit me krejt 10-she, i dukej sikur ishin të pavërteta”.

Prej shumë vitesh Laura jep mësim në shkollën tetëvjeçare shtetërore “Montesori Mascagni”, në Katania. /ata/