Ylli i Manchester Cityt, Kalvin Phillips, ka thënë se nuk kishte asnjë shans që ai të bashkohej me Manchester United.

Phillips iu bashkua Cityt nga klubi i fëmijërisë Leeds United këtë verë për një shumë mbi 50 milionë euro.


Man United ishte i lidhur fort me mesfushorin anglez, por ai kurrë nuk do të bashkohej me rivalin më të madh të Leeds.

Kalvin Phillips

"Jo, nuk kishte asnjë mundësi që unë të shkoja atje. Ju e dini besnikërinë time ndaj Leedsit, familjes sime gjithashtu, ata janë të gjithë tifozë të Leedsit”.

“Isha i nderuar nga United që më dëshironte, një skuadër kaq e madhe – një nga skuadrat më të mëdha në botë”.

Phillips 1

“Por jo, më duhej të qëndroja besnik ndaj Leeds dhe të zgjidhja të shkoja në anën tjetër të Mançesterit”, ka thënë ai. /Telegrafi/

telegrafi sport app