Pezullohet përkohësisht transporti publik urban në Ferizaj

Komuna e Ferizajt ka njoftuar se duke filluar nga data 27.01.2026 pezullohet përkohësisht transporti publik urban i udhëtarëve në disa linja brenda qytetit.
Sipas njoftimit të Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, ky vendim është marrë bazuar në Vendimin nr. 01/18-26 të Kabinetit të Kryetarit, të datës 22.01.2026.
Pezullimi përfshin linjat A, A1, B dhe C dhe do të vlejë për një periudhë të pacaktuar.
Komuna ka apeluar te qytetarët që për lëvizje brenda zonës urbane me autobusë të shfrytëzojnë transportin urban-periferik dhe atë ndërurban.
Nga Komuna e Ferizajt kanë falënderuar qytetarët për mirëkuptimin e treguar lidhur me këtë vendim. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
3 hours ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































