LAJMI I FUNDIT:

Petrovska: Nëse nuk zgjidhem kryetare e LSDM-së, nuk do të kryej funksion tjetër në parti

Petrovska: Nëse nuk zgjidhem kryetare e LSDM-së, nuk do të kryej funksion tjetër në parti

Ministrja në largim e Mbrojtjes, Slavjanka Petrovska, e cila ditë më parë paralajmëroi se do të hyjë në garë për kreun e LSDM-së, tha se nëse nuk zgjidhet kryetare, nuk do të kryejë funksion tjetër partiak.

Deklarata e Petrovskës vjen pasi Jovan Despotovski, kandidati tjetër për kryetar të LSDM-së, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka kërkuar që çdo pjesëmarrës në zgjedhjet e brendshme për kryetar partie të marrë përsipër që të mos pranojë asnjë pozitë tjetër, as në nivel qendror e as në atë lokal.

Despotovski shtoi se, sipas tij, me këtë rregull do të mundësohet lojë e ndershme dhe se këtë propozim e ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të partisë.


Në një prononcim për TV Telma, Petrovska sot ka bërë të ditur se gjatë javës së ardhshme edhe zyrtarisht do ta paraqesë kandidaturën për kryetare të LSDM-së, në përputhje me Statutin e partisë.

Por ajo kërkoi që përveç detyrimit që të mposhturit në zgjedhjet e brendshme partiake të mos hyjnë në organet e partisë, të vendoset një detyrim që askush të mos kandidojë për herë të tretë, si dhe detyrim që nëse kandidati apo kryetari i zgjedhur përballet me përgjegjësi penale, të largohet nga detyra.

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Lajme
Kalo në kategori