Petrovska: Duhet të ndihmojmë industrinë ushtarake që të forcojë kapacitetet e saja sepse kjo do të përmirësojë edhe ekonominë tonë
Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska dje, pas përfundimit të takimit të Këshillit Veriatlantik të NATO-s në nivel të ministrave të mbrojtjes, në një intervistë për AIM-n theksoi disa tema të rëndësishme që ishin pjesë e diskutimeve në këtë takim ministror, ndër të cilat investimi në mbrojtje, ku Maqedonia e Veriut është një nga 18 vendet anëtare që plotësoi kriterin e NATO-s për ndarjen e 2 për qind të BPV-së për mbrojtjen, përpjekjet e përbashkëta për zhvillimin dhe mbështetjen e industrisë ushtarake, unitetin e Aleancës në përmbushjen e qëllimit të saj kryesor – kolektiv mbrojtjes, që kanë të bëjnë me kërcënimet hibride dhe mbështetjen e Ukrainës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Kam kënaqësinë të them se Maqedonia e Veriut që nga viti 2024, më shumë se dy për qind ose saktësisht 2,05 për qind e BPV-së i ndahet buxhetit të mbrojtjes së vendit tonë. Kjo do të thotë se të gjitha ato projekte që kanë filluar më parë dhe janë pjesë e procesit të madh të modernizimit të Ushtrisë së Maqedonisë do të vazhdojnë edhe gjatë këtij viti”, tha Ministrja.
Ajo theksoi se janë duke u planifikuar procese të reja, që parasegjithash do të jenë forcimi i kapaciteteve tona kombëtare dhe natyrisht rritjen e mbrojtjes kolektive.
Lidhur me industrinë ushtarake dhe letrën e qëllimit për “Rritjen e kapaciteteve prodhuese të municionit dhe rezistencës industriale” të cilën Petrovska e nënshkroi me 15 kolegë nga shtetet anëtare dhe ministrin e Mbrojtjes së Suedisë, ministrja theksoi se nga kjo letër dalin shumë përfitime, të tilla si prokurimi i përbashkët i municioneve, ulja e çmimit, promovimi i bashkëpunimit me industrinë për të siguruar prokurimin shumëvjeçar shumëkombësh të municioneve dhe rritja e ndërveprimit dhe reduktimi i kostove për vendet pjesëmarrëse në Iniciativë.
Petrovska informoi se qëndrimi i Qeverisë dhe Ministrisë është që industria ushtarake të ndihmohet në mënyrë që kompanitë t’i rrisin kapacitetet prodhuese dhe të përmirësojnë ekonominë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
Tre të vdekur nga aksidenti në magjistralen Mitrovicë-Pejë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës