LAJMI I FUNDIT:

Petkovski: Ka mundësi që Bullgaria të kërkojë gjuhë zyrtare

Petkovski: Ka mundësi që Bullgaria të kërkojë gjuhë zyrtare

Ish-kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Tito Petkovski u shpreh ka mundësi që Bullgaria t’i përdor pasaportat bulglare që i kanë maqedonasit për të kërkuar gjuhë bullgare dhe gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.

Sipas tij, nuk ka arsye pse bullgarët të vendosen në Kushtetuën e Maqedonisë së Veriut.

“Nuk e di cili është qëllimi i Bullgarisë, por jo rastësisht partitë politike shqiptare kërkojnë ndryshim të Kushtetutës në pjesën e Marrëveshjes kornizë të Ohrit. Nëse tani jepet gjuha shqipe zyrtare,nesër mund të jetë edhe gjuha bullgare zyrtare”, tha Petkovski.


Kujtojmë se Sofja zyrtare kërkon përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë në mënyrë që Maqedonia e Veriut t’i fillojë negociatat me Bashkimin Evropian./Telegrafi/