LAJMI I FUNDIT:

Pëson sulm në tru derisa ishte prapa timonit, pasagjerët arrijnë ta ndalin autobusin dhe të ua shpëtojnë jetën 30 personave dhe shoferit (Video)

Pëson sulm në tru derisa ishte prapa timonit, pasagjerët arrijnë ta ndalin autobusin dhe të ua shpëtojnë jetën 30 personave dhe shoferit (Video)

Ky është momenti dramatike kur dy pasagjerë ua shpëtojnë jetën më shumë se 30 pasagjerëve tjerë, pasi shoferi i autobusit humb vetëdijen derisa ishte prapa timonit.

Ngjarja ka ndodhur në pjesën lindore të Kinës, ndërsa biznesmeni 45-vjeç, Xie Shangpan, që është një nga dy pasagjerët kishte vërejtur se autobusi po lëvizte majtas-djathtas nëpër autostradë, transmeton Telegrafi.

Ai menjëherë vrapoi të karrigia e shoferit dhe arriti ta ndalë autobusin para se të ndodhte ndonjë aksident i tmerrshëm trafiku, që ka mundur t’ju kushtojë me jetë edhe 30 pasagjerëve tjerë.


Shangpan gjithashtu ka arritur ta shpëtojë shoferin të cilit i dha frymë artificiale, ndërsa pasagjerët që ishin të ulur prapa kanë shpëtuar pa as më të voglin lëndim.

Në raportin e policisë kineze në provincën, thuhet se shoferi Li Ming kishte pësuar sulm në tru në mëngjesin e 15 korrikut. Thuhet se ai kishte vozitur plot 17 orë pa ndërprerë.

Kamerat e sigurisë të instaluara brenda autobusit, kanë filmuar momentin kur Li humb vetëdijen dhe autobusi lëviz majtas-djathtas, derisa rripi i sigurisë e mbante pa u rrëzuar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre

Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre

Kroacia
Trump thotë se Ukraina është pajtuar që të na jep minerale të rralla në vlerë të 500 miliardë dollarëve

Trump thotë se Ukraina është pajtuar që të na jep minerale të rralla në vlerë të 500 miliardë dollarëve

Evropa
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
Izraeli po ndërton nëntë baza ushtarake në territorin sirian

Izraeli po ndërton nëntë baza ushtarake në territorin sirian

Azia
Hamasi mund të ndal lirimin e pengjeve izraelite

Hamasi mund të ndal lirimin e pengjeve izraelite

Azia
Treni përplaset me një kamion në Hamburg - të paktën një i vdekur dhe disa të lënduar

Treni përplaset me një kamion në Hamburg - të paktën një i vdekur dhe disa të lënduar

Evropa
Kalo në kategori