Adam Mitchell nga Somerset i Anglisë, është neveritur kur ka nxjerrë një mlysh nga uji dhe i gjeti në fyt miun që sapo e kishte ngrënë.

Madje, në fytin e peshkut ishte ende bishti dhe njëra këmbë e brejtësit, duke e lënë atë me shije shumë të hidhur, transmeton Telegrafi.


Peshkatari foto 2 Miu në fytin e peshkut

“Kjo do të më bënte të mos haja peshk për një kohë të gjatë, është e tmerrshme”, ka qenë një koment lidhur me rastin.

Por, të tjerë e kanë komentuar si gjë të zakonshme, meqë edhe peshqit duhet të ushqehen. /Telegrafi/