LAJMI I FUNDIT:

Pesë ushqime më të yndyrshme se gjalpi

Pesë ushqime më të yndyrshme se gjalpi

Gjalpit i ka dalë emri i keq, sepse përmban përqendrim të lartë të acideve yndyrore të ngopura që janë të lidhura me rritjen e presionit të gjakut dhe kolesterinës të keqe në gjak. Megjithatë, gjalpi nuk është gjëja "më e keqe" që mund ta vendosni në një fetë buke.

 1. Vaji i kokosit – Një lugë e vajit të kokosit përmban madje 11,8 gramë të acideve yndyrore të ngopura që e bëjnë atë bartës të rekordit në kategorinë e ushqimeve me përmbajtje të lartë të yndyrave të ngopura.

2. Djathi i dhisë – Djathi i dhisë shtrihet mirë në bukë, por një racion (rreth tridhjetë gramë) ka 6 gramë yndyrë të ngopur, kështu që është më mirë ta hani atë vetëm herë pas here.

3. Qumështi me më pak yndyrë – Të gjithë e dimë se qumështi është i mbushur me yndyrë, por çuditërisht qumështi me përmbajtje të ulët të yndyrës – p.sh. qumështi me 2 për qind ende dukshëm i shkel rregullat e ushqimit të shëndetshëm. Në 200 ml të këtij qumështi ndodhen rreth 3 për qind të acideve yndyrore të ngopura.


4. Gjalpi i kikirikut – Nga gjalpi i thjeshtë më i yndyrshëm është ai që bëhet nga kikiriku. Në dy lugë të këtij ushqimi amerikan, i cili është përhapur dhe në menytë botërore, ndodhen rreth 3,4 gramë yndyrë e ngopur.

5. Çokollata e zezë – Edhe në qoftë se mund të përmbaheni kur bëhet fjalë për konsumin racional të çokollatës, mund të befasoheni që 30 gramë të çokollatës së zezë përmban 6 gramë yndyrë të ngopur, që është rreth dy herë më shumë se gjalpi. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori