LAJMI I FUNDIT:

Pesë skiatorë të vdekur nga ortekët në Alpet Franceze

Pesë skiatorë të vdekur nga ortekët në Alpet Franceze

Pesë skiatorë kanë gjetur vdekjen në dy ortekë të veçantë në Alpet franceze të mërkurën, kanë konfirmuar zyrtarët lokalë.

Një ortek bore erdhi në Val-Cenis, në rajonin juglindor të Savoie, duke vrarë katër skiatorë norvegjezë, ndërsa një skiator zviceran vdiq më në veri në rajonin Haute-Savoie, afër Chamonix, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Tre nga norvegjezët gjetën vdekjen menjëherë, ndërsa një i katërti, një grua, vdiq në një spital aty pranë, pasi pësoi hipotermi të rëndë dhe një arrest kardiorespirator.


Ata ishin pjesë e një grupi më të madh prej shtatë skiatorësh dhe tre të tjerët ishin të palënduar.

Jacques Arnoux, kryebashkiak i Val-Cenis tha se “ishte një ortek me përmasa të mëdha që u shkaktua jashtë zonës së skive”.

Një ekip prej 10 specialistësh të shpëtimit malor u dërguan në operacion, tha një burim policor.

Viktima zvicerane, një grua 30-vjeçare, ishte duke bërë ski me vëllain e saj, i cili u dërgua në spital për kontrolle dhe babain e saj, i cili nuk u lëndua. /Telegrafi/