LAJMI I FUNDIT:

Pesë rastet që ndikuan që EULEX-i ta vazhdojë mandatin

Pesë rastet që ndikuan që EULEX-i ta vazhdojë mandatin

Shefi në largim i misionit të Bashkimit Evropian për sundim të ligjit në Kosovë, Gabriele meucci, shprehet se janë disa ‘incidente’ të cilat ia kanë mbushur mendjen Brukselit se ende nuk janë pjekur kushtet që çështjet që kanë të bëjnë me drejtësinë t’u lihen në duar kosovarëve.

Në një intervistë për emisionin “Jeta në Kosovë”, Meucci tha se janë pesë raste që kanë të bëjnë me lirimin nga burgjet të tre ish- drejtuesve të UÇK-së në kohën kur Shërbimi Korrektues i Kosovës ka qenë nën vëzhgim strikt nga ana e EULEX-it.

“Pesë incidentet janë tre njerëz në burg duke vuajtur dënim definitiv, ata duhet të jenë në burg për shumë vite për krime lufte, mund të ishin dy ose tre prej tyre, tani nuk mund t’i kujtoj, komandantët e UÇK-së, dhe ata janë të lirë tani. Ministria e Drejtësisë kishte kërkuar që ata të lirohen për ‘arsye humanitare’. Përveç kësaj janë edhe rastet tjera, si psh. rasti kur dy anëtarë të parlamentit që u dënuan me burg për krime lufte e neve na u desht shumë t’i bindim autoritetet që nëse ekziston një vendim i prerë atëherë ata persona duhet të shkojnë në burg dhe mos të presin në dhomat e pritjeve përgjithmonë”, tha Meucci duke iu referuar rasteve të dy ish-deputetëve të PDK-së, Rrustem Mustafa e Latif Gashi, të dënuar për krime lufte.


Meucci tha se EULEX duhet të ketë kompetenca ekzekutive në Kosovë edhe për dy vitet e ardhshme.

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Kalo në kategori