Site icon Telegrafi

Pesë qytetet me numrin më të madh të banorëve në Kosovë

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar sot të dhënat preliminare nga regjistrimi i popullsisë.

ASK njofton se nga regjistrimi në prill-maj 2024, Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë, prej tyre 795,046 meshkuj dhe 791,614 femra.

Prishtina është qyteti me numrin më të madh të banorëve. Kryeqyteti ka 227,154 banorë.

Pas Prishtinës, vjen Prizreni me 147,428 banorë.

Qyteti i tretë me numrin e banorëve është Ferizaj, që ka 109,345.

Më pas vjen Gjilani me 82, 901 dhe Peja me 82,661. /Telegrafi/

Popullsia sipas qyteteve
Exit mobile version