Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, së bashku me Kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezi, kanë vizituar sot Prokurorinë Speciale, ku janë pritur në takim nga Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Reshat Millaku.
Në takim është diskutuar për legjislacionin e ri që do të ndihmojnë Prokurorinë Speciale në luftë më efikase kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, konkretisht për Projektligjin për konfiskimin e pasurisë së përfituar me vepër penale dhe ai për sinjalizuesit, të cilat tashmë janë miratuar në parim nga Kuvendi i Kosovës.
“Besojmë që vitet e ardhshme do të jenë vite që do të tregojnë një efikasitet më të madh në luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ajo që është e rëndësishme është që të rrisim efikasitetin në konfiskimin e pasurisë së fituar me vepër penale”, ka thënë Tahiri.
Tahiri ka theksuar se raporti pozitiv i marrë nga Bashkimi Evropian, për përmbylljen e të gjitha kushteve për liberalizimin e vizave, është motivues për punë të mëtutjeshme.
Pas përmbylljes së Misionit të EULEX-it, ministri Tahiri ka theksuar se do të rritet numri i prokurorëve në Prokurorinë Speciale, por edhe numri i stafit shtesë, në mënyrë që të trajtohet numri i madh i lëndëve që do të barten në këtë institucion.
Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka theksuar se tashmë Këshilli Prokurorial i Kosovës ka filluar procedurat për avancimin e 5 prokurorëve në Prokurorinë Speciale. Ndërkaq, Kryeprokurori Reshat Millaku ka theksuar se është lajm i mirë hapja e një departamenti të veçantë tek Gjykata Themelore për gjykimin e lëndëve të Prokurorisë Speciale, që sipas tij, do të ndikoj në rritjen e efikasitetit të prokurorëve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tenderët me mazut, Jahoski në burg shtëpiak, Prokuroria nuk ankimon vendimin e Gjykatës

Rokas: Ekziston aktivitet i fortë diplomatik për zgjidhjen e çështjes me Bullgarinë

Burri shqiptar vret gruan në Greqi, më pas i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Përdori gjuhë seksiste dhe kërcënuese ndaj gazetareve – AGK dhe RrGGK kërkojnë ndëshkimin e Sami Kurteshit

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Maqedonci jep detaje për marrëveshjen me ShBA-të: Do të ndihmojë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët