Pesë përgjigjet që do t’i marrim pas rimeçit ndërmjet Deontay Wilder dhe Tyson Fury
Kur u ndeshën për herë të parë Deontay Wilder dhe Tyson Fury, ishte një triller, ndërsa i dyti mund të jetë akoma më i mirë. Të shtunën mbrëma (mëngjesin e të dielës me kohën tonë) në MGM Grand Garden Arena të Las Vegasit, kampioni i WBC-së do ta mbrojë titullin ndaj kampionit lineal.
Meçi ndërmjet boksierit amerikan (42-0-1) dhe atij britanik (29-0-1), që të dy të pamposhtur, konsiderohet si një prej më të mëdhenjve që nga dueli mes Mike Tyson dhe Evander Holyfield në vitin 1997.
Më 1 dhjetor 2018, Wilder dhe Fury dhuruan një përballje të paharruar. Pamë aftësitë e mrekullueshme në boks të Tysonit dhe fuqinë shkatërruese të Deontay. Ndërsa pas 12 raundesh, asnjëri nuk fitoi, pasi gjyqtarët vendosën për barazim. Dhe tash sërish do ta shohim përballjen që kërkon fituesin.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/02/DeontayWilderTysonFury-e1582309408784.jpg)
Revista Forbes ka bërë përmbledhjen e pesë pyetjeve, përgjigjet e të cilave do t’i mësojmë pas rimeçit:
Për çfarë është dueli
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/02/DeontaTYsonfury-e1582068334433.jpg)
Për trashëgimi. Në garë janë titujt WBC dhe lineal në kategorinë e peshave të rënda, mirëpo ajo për të cilën vërtet luftohet është titulli i ‘boksierit më të mirë në planet’ dhe ndoshta ‘boksierit më të mirë të gjeneratës’ për kategorinë e peshave të rënda. Fury u bë kampion i unifikuar kur e mposhti Wladimir Klitschkon në vitin 2015 dhe mori titullin e kampionit lineal dhe përkundër se u tërhoq për dy vjet e gjysmë, ai u kthye dhe ka vazhduar të jetë i pamposhtur. Ndërsa Wilder krahas titullit WBC e dëshiron edhe atë lineal për ta çimentuar trashëgiminë e tij në historinë e boksit.
A mund që Fury ta nokautojë Wilderin
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2018/12/FuryWilderrr-3.jpg)
Vështirë se mund të ndodhë. Tyson ka premtuar se do ta nokautojë Deontayn pasi, sipas tij, gjyqtarët ia vodhën fitoren nga meçi i parë. Britaniku ka pohuar se mënyra e vetme për ta rregulluar çështjen e pikëve është që të fitojë me nokaut. Mirëpo, hera e fundit kur Fury ka fituar me nokaut ka qenë para shtatë vitesh, në prill të vitit 2013, kur e nokautoi Steve Cunninghamin.
A mund që Wilder ta nokautojë Furyn
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2018/12/FuryWilderrr-2.jpg)
Padyshim se po. Amerikani mund ta nokautojë cilindo kundërshtar. Goditja e tij me të djathtën është e pamëshirshme dhe fatale për cilindo kundërshtar. Ai e rrëzoi dy herë Furyn në duelin e parë, mirëpo goditjen nuk ishin aq të fuqishme për nokaut, prandaj britaniku u çua në të dyja rastet dhe e vazhdoi meçin deri në fund. Pritet të shihet nëse ai do t’u bëjë ballë goditjeve të Deontay në rimeç.
A do t’i thyejë rekordet e shikueshmërisë
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/02/DeontayTyson1-1.jpg)
Gjasat janë minimale. ESPN dhe FOX Sports janë bashkëprodhues të ‘Wilder-Fury II’ dhe së bashku me Top Rank kanë investuar shumë në promovimin e duelit, madje edhe me dy reklama të shtrenjta në Super Bowl. Mirëpo, është thuajse e pamundur që të thyhet rekordi i platformës paguaj për të shikuar i meçit ndërmjet Manny Pacquiao dhe Floyd Mayweather që në vitin 2015 siguroi 4.6 milionë abonues. Ky duel parashikohet të blihet nga dy milionë shikues.
A do të kemi trilogji
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2018/12/GettyImages-1044554194.jpg)
E mundshme. Wilder dhe Fury janë partnerë të mirë biznesi, përkundër asaj që e thonë nëpër intervista apo asaj që ndodh në ring. Nëse ky rimeç fiton simpatinë e tifozëve të boksit, atëherë mund të presim edhe përballjen e tretë mes tyre.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![U dëshmua se është](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/mbaapee-780x439.png)
U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/henry-780x439.png)
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon
![Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/ancelotti-5-780x439.jpg)
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon
![Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Salah - luan në Francë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/salah-6-780x439.jpg)
Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Salah - luan në Francë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re