LAJMI I FUNDIT:

Pesë organizatat me fitimet më të mëdha në video-lojërat për telefona celular

Pesë organizatat me fitimet më të mëdha në video-lojërat për telefona celular

Video-lojërat për telefona celular janë shumë të famshme, ku nuk mungojnë as organizimet profesionale të cilat shpërndajnë çmime të mëdha, në këtë artikull do të tregojmë cilat janë pesë organizatat më të paguara për vitin 2022.

Të dhënat sa i përket shumës së fitimeve, janë marrë nga faqja esportsearnings.

Në vendin e parë kemi organizatën eStar Gaming nga Kina, të cilët garojnë në video-lojërat për telefona celular si Arena of Valor, Honor of Kings, Crossfire Mobile, Hearthstone dhe Call of Duty Mobile.


Shuma të cilën kjo organizatë e ka fituar gjatë vitit 2022 nga garat për telefona celular, arrin vlerën e më shumë se 5.7 milion dollarë.

Në vendin e dytë renditet Nova Esports nga Kina, e cila garon në video-lojërat si PUBG Mobile, Arena of Valor, Call of Duty Mobile, Clash Royale, Clash of Clans dhe Brawl Stars.

Vlera të cilën Nova Esports ka fituar gjatë vitit 2022 është më shumë se 4 milion dollarë.

Në vendin e tretë renditet organizata All Gamers, e cila gjatë vitit 2022 ka fituar afro 2 milion dollarë, në garat e video-lojërave si PUBG Mobile, Arena of Valor, Crossfire dhe Call of Duty Mobile.

Vendi i katërt i takon organizatës Team Weibo nga Kina, me 1.7 milion dollarë fitime, ku shumica prej tyre vjen nga transferimi i lojtarëve në video-lojërat si Arena of Valor, PUBG Mobile etj.

Në vendin e pestë renditet Regans Gaming të njohur ndryshe si RSG, ata gjatë vitit 2022 kanë fituar rreth 1.7 milion dollarë, nga garat e PUBG Mobile. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Ndërkombëtare
Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin

Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin

Ndërkombëtare
Paul Pogba mund t'i bashkohet klubit të njohur italian

Paul Pogba mund t'i bashkohet klubit të njohur italian

Serie A
Man Utd dhe Chelsea garojnë 'kokë për kokë' për shërbimet e ish-yllit të Man Cityt

Man Utd dhe Chelsea garojnë 'kokë për kokë' për shërbimet e ish-yllit të Man Cityt

Premier League
Wayne Rooney zbulon kundërshtarin më të vështirë me të cilin është përballur gjatë karrierës së tij

Wayne Rooney zbulon kundërshtarin më të vështirë me të cilin është përballur gjatë karrierës së tij

Premier League
Kalo në kategori