Jemi mësuar të shohim tendencat të përsëriten, por ka disa gjëra që nuk do të dalin kurrë më nga bota dhe kur themi këtë në mendje na vijnë pellushat dhe palltot me gëzof kafshësh
Veshjet sintetike gjenden kudo, me marka që plotësojnë kërkesat e blerësve për opsione miqësore me kafshët që jo vetëm që na mbajnë ngrohtë në të ftohtë, por mund të gjenden në pothuajse çdo ngjyrë dhe stil.
Ndaj teksa po kalojmë periudhën më të ftohtë të këtij dimri, është koha të mendojmë se si do t’i veshim ato.
Në pistën e vjeshtës 2024 pamë kombinimin e palltove me lesh artificial me xhinse të ndryshme.
Ndërkohë, frymëzimi gjendet edhe në skenën “street-style”. Shumë frekuentues të javës së modës e kanë mbrojtur këtë trend, duke dëshmuar se është një opsion me mundësi të pafundme stilimi.
Shikoni disa nga kombinimet më të preferuara më poshtë:
Pallto + pulovër + pantallona
Në ditët më të ftohta të dimrit, vishni një pallto mbi një pulovër, të plotësuar me një palë pantallona elegante dhe çizme.
Pallto + xhins
Për një pamje moderne kombinoni xhinse, një xhaketë xhins, një pallto dhe taka.
Pallto + pantallona të zeza + çizme të zeza
Vishni një pallto mbi një veshje të thjeshtë të zezë. Ky kombinim krijon një ekuilibër të përsosur midis palltos me gëzofin artificial dhe thjeshtësisë së veshjes tjetër.
Pallto + xhinse të gjera
Një pallto e shkurtër me gëzof artificial mund të bëhet pjesa ideale për një pamje moderne. E kombinuar me xhinse të gjera dhe këpucë të sheshte, krijon një efekt “cool” që nuk kalon pa u vënë re.
Pallto + fund maxi + taka
Për një pamje super-femërore, zgjidhni një pallto të shkurtër me gëzof artificial për ta kombinuar me një fund të gjatë dhe taka. Takat i shtojnë pamjes një “prekje ekstra”, ndërsa palltoja e ngrohtë ju lejon të mbani stilin tuaj edhe në temperaturat më të ftohta. /Telegrafi/