Pesë këshilla për Black Friday

Black Friday është me 24 Nëntor. Përgatitjet kanë filluar, njerëzit kanë bërë listat e tyre, i kanë ndarë artikujt të cilët do t’i blejnë të premten, dhe e kanë ndarë buxhetin. Ju, nëse ende nuk keni filluar përgatitjet, shanset janë që do të përfundoni në një qendër tregtare, në turmat e padurueshme dhe zhurmët e bebeve që po kërkojnë ofertën më të mirë.
Ju nuk doni të përfundoni ashtu.
Tek Gjirafa, kemi filluar përgatitjet për Të Premten E Zezë, dhe e pamë të rrugës që të ju ofrojmë disa këshilla që do t’ju ndihmonin në përgatitje, apo të paktën t’ju përkujtojmë që kjo ditë po afrohet, edhe pse me siguri mesazhet dhe e-mailat e parë veç kanë filluar të vijnë. Le të shohim se çfarë mund të bëjmë.
Filloni herët Planifikimi duhet të fillojë herët. Kur është herët? Dje. Sot është e pranueshme. Nesër është shumë vonë. Gjeni çfarë do të blini. Nëse ju ende blini duke i vizituar fizikisht dyqanet në qendra tregtare e rrugë të frekuentuara, ju duhet të filloni t’i vizitoni ato dhe të gjeni gjërat që ju pëlqejnë. Nëse ju i kryeni blerjet duke mos lëvizur nga karrigia, online, kemi një lajm të mirë për ju. Në Gjirafa50.com ju keni mundësinë që të krijoni një listë dëshirash me produktet që ju pëlqejnë dhe për Black Friday (E Premtja e Zezë) do të mund t’i blini të gjitha me vetëm një klikim. Aq thjeshtë.
Kontrolloni çmimet Tashme të gjithë e dimë që Black Friday do të thotë zbritje. Që do të thotë që do të blejmë gjëra me çmim të lirë. Që do të thotë që do të kursejmë duke blerë gjëra që na duhen (ndonjëherë edhe ato që nuk na duhen, por ajo është një tjetër temë). Por, të gjithë e dimë që jo të gjitha bizneset luajnë aq fer. Kështu që, keni kujdes dhe kontrolloni çmimet e gjërave që dëshironi para të Premtes, në mënyrë që ju të mos blini diçka që do të mund ta blinit çdo ditë, me çmim të njëjte, apo ndoshta diçka të cilën do ta gjeni edhe më lirë në një dyqan tjetër, madje edhe në një ditë të zakonshme, të bardhë, pa zbritje.
Ndërtoni ekipin. Nëse jeni 2-3 shokë apo më shumë, dhe të gjithë keni të ardhura, ju me siguri që keni vendosur të blini për Black Friday. Ju me siguri do të blini gjëra të ndryshme, në vende të ndryshme, prandaj do t’ju duhet të ndaheni. Nuk është lamtumirë, mos u brengosni. Ndërtojeni ekipin, caktoni rolet, caktoni oraret, bashkojini paratë, gjejini ofertat, kontrolloni çmimet, dhe bëhuni gati për “Të Premten e Zezë”. Atë ditë, rrini gati që secili të kryej pazaret në qendrat e dyqanet e ndryshme tregtare, ndërsa njeri prej jush sigurisht që do të blejë online. Duke e pasur parasysh që blerësi online do ta ketë më të lehtë, propozojmë që të hidhet short për atë rol.

Po shpresojmë që sado pak të ju kemi ndihmuar në marrjen e vendimit rreth aktiviteteve të kësaj dite. Black Friday është “festë” e re në Kosovë, më së shumti për shkak të ndryshimit të mënyrës së konsumimit, por edhe për shkak të ndikimit perëndimor. Black Friday ka filluar në Amerikë, në vitin 1958. Kjo ndodh në ditën pas ditës se falënderimeve, dhe shënon fillimin e sezonës së blerjeve për Krishtlindje. Tash, ajo festohet në shumë shtete si Kanada, Angli, Meksikë, Gjermani, Francë, Romani etj. Black Friday është rast i mirë për konsumatorët që të blejnë më lirë, dhe është rast i mirë për bizneset që... të bëjnë biznes. Ndërsa ju, bëhuni gati, pritni me durim deri me 24 Nëntor, dhe deri atëherë krijoni listën e dëshirave tuaja në Gjirafa50.com. Do të ja vlejë.



















































