LAJMI I FUNDIT:

Pesë javë pasi PSG u shpall kampion, UEFA merr vendim të ri për Ligue 1

Pesë javë pasi PSG u shpall kampion, UEFA merr vendim të ri për Ligue 1

Ligue 1 duket se ende nuk ka përfunduar edhe pse para pesë javësh titulli iu dha Paris Saint-Germain, shkaku që Qeveria e Francës mori vendim që të gjitha aktivitet të përjashtohen shkaku i coronavirusit.

Në prill u vendos që parisienët të shpalleshin kampion, ndërsa Toulouse dhe Amiens të bien në Ligue 2.

Lyoni nuk arriti të futej në një vend që dërgon në Ligën e Evropës për sezonin e ri, derisa kanë apeluar vendimin e qeverisë franceze që të përjashtohet futbolli.


Por, tani UEFA thuhet se është e gatshme që të rikthejë përballjet e mbetura në Ligue 1, në mënyrë që të përcaktohet se kush luan në Ligën e Kampionëve, atë të Evropës, kush bije nga liga dhe kush promovohet në ligë.

Shtëpia më e madhe e futbollit evropian ka bërë të ditur se janë duke shqyrtuar mundësinë që Ligue 1 të rikthehet, përkundër vendimit të qeverisë dhe të përcaktohen vendet për të gjitha garat.

Të hënën e javës së ardhshme do të mbahet një takim mes përfaqësuesve të Ligue 1, UEFA-s dhe Federatës së Futbollit të Francës, së bashku me Ministrinë e Sportit.

Aty do të merret vendimi final se çfarë do të ndodhë me fazën e play-offit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Të mahnitur nga ylli i Arsenalit, Florentino Perez i gatshëm ta 'thyejë bankën' për ta marrë te Real Madridi

Të mahnitur nga ylli i Arsenalit, Florentino Perez i gatshëm ta 'thyejë bankën' për ta marrë te Real Madridi

La Liga
CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës
Henry për Mbappen dhe Haalandin: Menduam se ishin pasuesit e Messit dhe Ronaldos

Henry për Mbappen dhe Haalandin: Menduam se ishin pasuesit e Messit dhe Ronaldos

Ndërkombëtare
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Premier League
Kalo në kategori