Alain Giresse ka debutuar si përzgjedhës i Kosovës ndaj Burkina Fasos, ku Dardanët shënuan fitore me rezultat 5-0.
Golat në këtë fitore të Dardanëve u shënuan nga Fidan Aliti (3’), Astrit Selmani (23’), Mërgim Vojvoda (52’), Milot Rashica (68’) dhe Toni Domgjoni (74’).
Më 23 shkurt Giresse u prezantua si përzgjedhës i Kosovës, duke nënshkruar një kontratë dyvjeçare të vlefshme deri në nëntor të vitit 2023.
Para ndeshjes së parë me Burkina Fason ai tha se :“Çfarë është më rëndësi, dëshira e lojtarëve që luajnë jashtë, të vijnë këtu të luajnë për Kosovën. Pastaj në takimin tonë kemi folur për rregullat dhe çfarë presim ne”.
Duket se rregullat dhe ato çfarë kërkon Giresse kanë filluar të aplikohen që në ndeshjen e parë, pasi kishte disa gjëra që u vërejtën, që ishin ‘shuar’ me Berbard Challandesin.
Më poshtë Telegrafi ua sjell pesë gjerët që u panë në ndeshjen ndaj vendit të katërt të Kupës së Kombeve të Afrikës.
Porta e paprekur dhe fitorja
Kjo e djeshmja ishte fitorja e parë e Kosovës pas katër humbjeve dhe dy barazimeve. Në të gjitha këto ndeshje Kosova kishte pranuar të paktën një gol.
Ndeshja ndaj Burkina Fasos, ishte e para pas asaj fitoreje ndaj Gjeorgjisë si mysafir që u fituan 1-0, që nuk u pranua gol.
Mbrojtja ishte në nivel, por në nivel të lartë ishte edhe paraqitje e portierit, Samir Ujkani, i cili në këtë ndeshje priti edhe një penallti.
Efikasiteti
Edhe pse një ndeshje miqësore, Kosova zhvilloi një ndeshje shumë të mirë, ku u tregua mjaftë efikase.
Kjo ishte fitorja më e thellë e Kosovës e arritur në stadiumin “Fadil Vokrri”, pasi 5-0 nuk kishte fituar asnjëherë.
Dardanët kishin fituar më parë ndaj Azerbajxhanit me rezultat 4-0, njëjtë sikurse që kishin bërë edhe ndaj Lituanisë. Tjetër fitore e thellë në shtëpi ishte ajo me San Marinon e fituar 4-1.
Edhe në epokën e Bernard Challandes, kishim fituar një herë me rezultat 5-0, por si mysafir ndaj Maltës.
Harmonia
Ajo që ra në sy ishte harmonia e madhe në skuadër. Ajo u vërejt më shumë në golin e dytë të shënuar nga Astrit Selmani, kur të gjithë në stol shkuan të festonin me të.
Edhe gjatë ndeshje, secili luftuan për secilin, duke treguar që skuadra është edhe kompakte.
Besimi tek të gjithë
Edhe pse Alain Giresse vetëm sa ka filluar si ‘timonier’ i Kosovës, ai tregoi se në këto dy ndeshje do tu jepet mundësia të gjithë të ftuarve.
Duke e llogaritur Burkina Fason si kundërshtarë më të lehtë se Zvicra, për këtë ndeshje u pushuan yjet e ekipit si Aro Muric, Amir Rrahmani, Valon Berisha, Florent Hadergjonaj dhe Vedat Muriqi.
Por ndaj Burkina Fasos luajtën nga minuta e parë Toni Domgjoni, Lirim Kastrati dhe Astrit Selmani, që nuk kishin patur asnjëherë kaq minuta.
Po ashtu në pjesën e dytë u inkuadrua edhe Lumbardh Dellova i Ballkanit, që ishte debutim për të me Kosovës.
Kjo tregoi se Giresse iu beson të gjithëve që i fton, gjë që është e mirë, pasi të gjithë lojtarët i mban në tension të ndeshjeve dhe të gatshëm.
Golat e parë
Në ndeshjen me Burkina Fason, tre lojtarë gjetën për herë të parë golin me Kosovën.
Fidan Aliti, Astrit Selmani dhe Toni Domgjoni kanë shënuar golat e parë me fanellën e Kosovës.
Edhe Milot Rashica e ka gjetur golin e parë në stadium “Fadil Vokrri”, pasi asnjëherë më parë nuk kishte shënuar këtu.
Duket se besimi i skuadrës është në nivel, para ndeshjes tjetër miqësore ndaj Zvicrës që zhvillohet më 29 mars në Zurich. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ylli i Belgjikës pensionohet nga kombëtarja si shenjë proteste pas rikthimit të Courtois

Mikel Arteta flet sërish për gjendjen e Sakas, tregon kur do të rikthehet nga lëndimi

Bayerni i bashkohet garës për Dan Huijsen, për të interesohen edhe klubet tjera të mëdha

A do ta transferojnë përfundimisht? Milan merr vendimin për të ardhmen e Joao Felix

Barcelona gjen portier për të ardhmen, interesim për të ka shprehur edhe Real Madridi

A rrezikon Liverpooli t’i humb tri pikët pasi kreu gjashtë zëvendësime ndaj Southampton, Salah u mundua ta ndalojë të fundit

Ancelotti ka një mesazh për tifozët pas ankesave për lojë të dobët ndaj Rayo Vallecanos

Zbulohet arsyeja pse Messi ka munguar në tri ndeshjet e fundit të Inter Miamit

Ancelotti flet për situatën e tre lojtarëve të lënduar para duelit ndaj Atletico Madrid

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa