Site icon Telegrafi

Pesë gjëra që duhet t’i bëni në mëngjes për figurë të hollë trupore

(Foto: Pexels)

Në mënyrë që çdo mëngjes të përfshihet në përpjekjet tuaja për humbje peshe, duhet të keni disa shprehi të forta.

Procesi i humbjes së peshës mund të jetë sfidues ndonjëherë, ndërsa drejtimi i duhur mund ta bëjë gjithë ndryshimin. Nëse doni të shpejtoni përparimin tuaj, në vijim janë disa këshilla.

Lisa Young, autore e librit “Finally Full, Finally Slim”, ndan pesë shprehi të rekomanduara në mëngjes për humbje më të shpejtë të peshës. Shtojini ato në rutinën tuaj për humbje më të shpejtë të peshës.

Lexo po ashtu E vërtetë apo mit: A e ndihmon pirja e ujit të ngrohtë humbjen në peshë

Pini ujë

Rritja e sasisë së ujit që pini çdo ditë mund të mbështesë përpjekjet tuaja për të humbur peshë. Për shembull, sipas një studimi të botuar në Journal of Clinical and Diagnostic Research, pjesëmarrësit që pinin rreth dy gota ujë 30 minuta para mëngjesit, drekës dhe darkës, humbën peshë dhe përjetuan një ulje të indeksit të masës trupore (BMI).

Young thotë se të pish një gotë ujë në mëngjes është një veprim i zgjuar: “Kur zgjoheni në mëngjes, mund të jeni të dehidratuar, kështu që hidratimi me një gotë ujë është një ide e shkëlqyeshme. Mund të mendoni se jeni të uritur, por në fakt jeni thjesht të etur”.

Dhe nëse uji i thjeshtë është shumë monoton për ju, mendoni të shtoni limon të freskët ose nenexhik në gotën tuaj.

(Foto: Pexels)

Shtoni ushqime të pasura me proteina në mëngjes

Fillimi i mëngjesit tuaj me një ushqim të pasur me proteina, si vezë, kos ose gjalpë arrore, do t’ju mbajë të ndiheni më të ngopur për një kohë më gjatë. Përveç kësaj, do të ndihmojë në stabilizimin e sheqerit në gjak.

Lexo po ashtu Ndikimi i gjumit në humbjen e peshës

Hani fruta

Hulumtimet konfirmojnë se sa të rëndësishme mund të jetë proteinat për ju. Shumë prova klinike kanë zbuluar se rritja e marrjes së proteinave – domethënë, ngrënia më e madhe nga sasia e rekomanduar dietike – mund t’ju ndihmojë të humbni peshë dhe ta përmirësoni përbërjen e përgjithshme të trupit duke reduktuar masën yndyrore dhe duke ju ndihmuar të mbani masën pa yndyrë.

Frutat janë një ushqim i shkëlqyeshëm për t’u shtuar në rutinën tuaj të mëngjesit, pasi janë të mbushura me antioksidantë dhe fibra. Ju do t’i shtoni masë dhe vëllim vaktit tuaj pa kalori të panevojshme.

Një studim i publikuar në Annals of Internal Medicine tregon se rritja e sasisë së fibrave që hani çdo ditë deri në 30 gramë, mund të ulë presionin e gjakut dhe t’ju ndihmojë të humbni peshë. Shtimi i më shumë fibrave në fillim të ditës suaj është një mënyrë kaq e thjeshtë për të mbështetur përparimin tuaj, prandaj provoni.

Lexo po ashtu Shprehitë që duhet larguar për të pasur bark të sheshtë

Drithërat e plota

Nëse mendoni se të gjitha karbohidratet janë të këqija, mendoni përsëri. Një gjë e fundit e frymëzimit të mëngjesit, për sa i përket dietës suaj, ka të bëjë me shtimin e drithërave në mëngjes.

“Drithërat integrale si tërshëra ose buka me drithëra të plota, përmbajnë fibra dhe lëndë ushqyese dhe ju ndihmojnë të jeni të kënaqur. Nuk ka nevojë të keni frikë nga karbohidratet”, thekson Young.

(Foto: Pexels)

Shëtitja

Ka diçka kaq emocionuese për të gjetur kohë për një stërvitje në mëngjes. Kjo është një mënyrë e mahnitshme dhe e zgjuar për t’u bërë zakon nëse doni të humbni peshë dhe të filloni ditën tuaj në një hapësirë të pastër. Prandaj lidhni këpucët me lidhëse dhe dilni jashtë për një shëtitje të shpejtë. Mendja dhe trupi juaj do t’ju falënderojnë.

“Humbja e peshës duke ecur është një shtesë e shkëlqyeshme për një dietë të shëndetshme. Ecja djeg kalori, ndihmon në mbajtjen e kockave tuaja të forta dhe është e shkëlqyer për disponimin tuaj”, ka shtuar autorja. /Telegrafi/

Exit mobile version