Gabimet që bën zakonisht kur lyen flokët.
Flokët e lyer, ndryshe nga flokët natyralë, kërkojnë më shumë kujdes dhe trajtim, sepse pas lyerjes, flokët nuk janë më në gjendjen e mëparshme, bëhen më të ashpër, pavarësisht bojës bimore apo trajtimeve estetike që mund t’u kesh bërë herë pas here.
Mos i lyej në parukieri joprofesioniste
lokët ashpërsohen, sidomos në rastet kur nuk i lyen tek një profesionist, madje mund të pësojnë dëme të mëdha, deri në djegie ose këputje. Zakonisht, pjesa më e madhe e femrave nuk gjejnë rehat me flokët, ndryshojnë vazhdimisht parukier, duke harruar që kjo është në dëm të shëndetit të flokëve, edhe për shkak të ndryshimit të bojës.
Mos përdor bojë me çmim të lirë
Këtu, mbi të gjitha duhet të bësh kujdes më bojën që zgjedh. Asnjëherë mos u josh nga çmimi i lirë, por as nga ambalazhi. Ji e kujdesshme për të zgjedhur bojë nga firma të miratuara nga tregu profesionist. E mira është të jetë bojë bimore, sepse pas lyerjes, flokët janë të shëndetshëm, por eliminon edhe rastet e alergjive.
Mos bëj kalime ekstreme
Nuk janë asnjëherë të këshillueshme. Dëmi më i madh që mund t’u shkaktosh flokëve janë kalimet ekstreme nga njëra bojë në tjetrën (nga e kuqja në të zezë, nga bionde në zeshkane). Në këto raste, flokët dhe skalpi mund të pësojnë dëme të pariparueshme. Flokët e shëndetshëm janë më tërheqës sesa ngjyra moderne me flokë të dëmtuar. Lyerjet e shpeshta të flokëve nuk janë aq problematike sa janë ndryshimet e shpeshta të ngjyrave.
Mos përdor bojëra minerale
Flokët që janë të lyer me bojëra të ndërthurura minerale janë pa ndriçim, të ashpër dhe të dëmtuar. Bojërat minerale nuk përdoren nga profesionistët. Prandaj, para se të zgjedhësh bojën, lexo me kujdes mënyrën e përdorimit dhe nëse nuk je në gjendje ta kuptosh, këshillohu më parë me një parukier profesionist.
Mos i laj flokët shpesh
Flokët duhet të lahen jo më shpesh se çdo 2-3 ditë. Dhe bëj kujdes që pas lyerjes, t’i lash më shampon përkatëse për flokë të lyer dhe t’i trajtosh me balsamin e tipit të flokut. Çdo javë trajtoji flokët edhe me ampula për flokë të lyer, në mënyrë që të ulësh përqindjen e alkoolit. Një herë një dy javë përdor maskë hidratuese dhe çdo tre muaj prit majat. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Prindërit që i motivojnë me sukses fëmijët e tyre për të mësuar përdorin këto nëntë metoda

Pesë pyetje që zhvillojnë inteligjencën emocionale tek fëmijët, sipas psikologes
Ky është trupi me përmasat ideale të një femre, sipas shkencës

Influencerja ndan metodën ideale për aplikimin e 'blushit'

Shenjat që tregojnë se partneri juaj po humbet interesin për marrëdhënien ose martesën tuaj

Nëse keni pika të bardha përreth syve nuk duhet assesi t’i “shtrydhni”: Me këtë metodë mund t’i eliminoni

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?