Përzgjedhësi i Serbisë, Stojkovic i del Xhakës përpara pas ndeshjes – mesfushori si një sportist i vërtet i uron fitoren

Zvicra ka pësuar humbje ndaj Serbisë në Leskovc me rezultat 2-0, në një ndeshje ku tifozët serbë kanë bërë thirrje të shumta kundër Kosovës. Pas përfundimit të ndeshjes, mesfushori shqiptar, Granit Xhaka është përshëndetur njëherë me tifozët e tij, pastaj edhe me përzgjedhësin e Serbisë, Dragan Stojkovic. Ishte ky i fundit që iu afrua Xhakës për t’i zgjatur dorën, ndërsa mesfushori u ndal dhe i uroi fitoren.

Xhaka tregoi se është një zotëri i madh, gjë që sigurisht nuk do të kalojë pa u vënë re edhe në stadium. Ky gjest i mesfushorit të Bayer Leverkusenit, tregon kulturën dhe sportivitetin e tij, edhe pse gjatë gjithë ndeshjes kishte thirrje kundër shqiptarëve.
Xhaka nga SofaScore ishte lojtari më i vlerësuar i Zvicrës me notën 7.5. Kjo ishte humbja e tretë e Zvicrës së Murat Yakinit në ndeshjet e Ligës së Kombeve. /Telegrafi/



















































